Çka janë herniet abdominale dhe si duhen trajtuar?

Çka janë herniet abdominale dhe si duhen trajtuar?, hernia abdominale, Hernia abdominale operimi, operacionet kirurgjike

Një hernie abdominale, ose e zonës së barkut ndodh kur një organ, apo pjesë të indeve të brendshme të organizmit dalin përmes një të çare (si një e fryrë) nga muret e muskujve që mbyllin zgavrën e barkut. Muri i barkut është i përbërë nga shtresa të muskujve dhe indeve të ndryshme.

loading...

Në vijim të shkrimit mjekja Ilda Xhelili tregon për “Dita”, zonat se ku shfaqen më shpesh, shenjat e dukshme klinike, si dhe këshillat që duhet të ndiqni për trajtimin e tyre dhe shmangien e ndërlikimeve që mund të sjellin.

Në cilat zona shfaqen herniet abdominale?

Herniet mund të ndodhin në zona të ndryshme të barkut, ku ndër më të zakonshmet janë hernia e rrëzës së kofshës (hernia inguinale), hernia e diafragmës (hernia hiatale) dhe hernia e kërthizës (hernia umbilikale). Hernia mund të jetë e pranishme që në momentin e lindjes (hernie të lindura), ose mund të zhvillohen në çdo kohë (hernie të fituara) si shkak i veprimit të faktorëve të ndryshëm.

Cilat janë herniet më të shpeshta tek meshkujt?

Hernia më e shpeshtë tek meshkujt është ajo inguinale (në rrëzë të kofshës). Kanali inguinal është një hapje që lejon kalimin e kordonit spermatik dhe zbritjen e testikujve në qeset e tyre (skrotumi që ndodhet në pjesën e pasme të penisit). Pas këtij momenti pritet që hapja të mbyllet fort, por nganjëherë muskujt që mbështjellin legenin nuk përputhen mirë.

Nëse më vonë ndodhin sforcime të ndryshme, atëherë në këtë zonë të dobët mund të krijohet një fryrje (hernie) e dhimbshme, e cila mund të përmbajë pjesë të zorrës dhe inde të tjera. Kjo hernie kuptohet që ndodh më rrallë tek femrat, pasi nuk ka nevojë për hapje të këtij kanali.

Po tek femrat?

Si pasojë e traumave të ndryshme herniet më të shpeshta janë ato diafragmatike (hiatale) dhe për pasojë organet e barkut dalin në zgavrën e gjoksit. Tek gratë herniet më të shpeshta janë ato umbilikale (të kërthizës), sidomos ato që kanë kaluar shtatzani të shumta. Kordoni umbilikal është ai që lidh nënën me fëmijën dhe nëpërmjet të cilit fëmija (fetusi) ushqehet në barkun e nënës.

Cilët janë faktorët e riskut që ndikojnë në zhvillimin dhe shfaqjen e këtyre hernieve?

Një  hernie mund të jetë e pranishme që në momentin e lindjes, ose mund të zhvillohet me kalimin e kohës në zonat e dobëta brenda murit të barkut. Rritja e presionit në zgavrën e barkut mund të ndikojë në pikat e dobëta dhe të lejojë që pjesët e zgavrës së barkut të zgjaten, pra të formojnë hernie.

Presioni i rritur brenda hapësirës së barkut mund të ndodhë në situata të ndryshme, duke përfshirë kollën kronike, lëngun e shtuar brenda hapësirës së barkut (asciti në rastin e cirrozës së mëlçisë, ose të sëmundjeve malinje), masat tumorale që ndodhen në zonën e barkut, si edhe dializa peritoneale (dializa që kryhet nëpërmjet barkut në rastin kur veshkat nuk funksionojnë).

Po ashtu ndikojnë mbipesha, shtatzanitë, konstipacioni (kapsllëku) kronik, apo edhe operacionet në zonën e barkut. Rritja e presionit në zgavrën e barkut mund të çojë në dobësim të mureve të barkut në formë akute (të menjëhershme), ose gradualisht më kalimin e kohës.

Çfarë shenjash klinike përjeton i sëmuri kur zhvillohet një hernie?

Simptomat ndryshojnë në varësi të zonës së prekur. Shumica e pacientëve mund të ndiejnë një fryrje në zonën ku lind hernia, për shembull në rrëzë të kofshës në rastin e hernies inguinale. Mund të ndjejë gjithashtu dhimbje dhe djegie për shkak të prekjes së nervit inguinal.

Nëse një hernie ndodh për shembull pas ngritjes së peshave të rënda, dhimbja mund të jetë e mprehtë dhe e zhurmshme. Megjithatë, shumë njerëz nuk kanë ndonjë ankesë tjetër përvese një ngacmimi të vazhdueshëm në zonën inguinale (në rrëzë të kofshës).

Komplikacionet ndodhin kur një pjesë e zorrëve mund të hyjnë në hernie (në këtë xhep të krijuar) dhe të mbesin aty. Kjo situatë mund të përbëjë një emergjencë kirurgjikale pasi zorrët humbasin furnizimin me gjak. Në këtë rast pacienti përjeton dhimbje të konsiderueshme, të përziera, të vjella, gjendje ethore me të dridhura.

Po për shenjat dalluese të hernieve të diafragmës çfarë mund të themi?

Kurse herniet hiatale (të diafragmës) në përgjithësi nuk shkaktojnë shumë simptoma në vetvete, por kur kemi rrëshqitje të organeve mund të kemi rrjedhje të përm