Kromozomet dhe ndërtimi i tyre
Kromozomet janë bartësit kryesor të vetive trashëguese te organizmat e gjallë.
Kromozomet janë të ndërtuar nga dy kromatide të cilat në fillim të ndarjes janë afër njëra tjetrës, ndërsa më vonë largohen.
Centromeri e ndan kromozomin në dy krahë dhe pjesët e fundit të kromozomit janë telomeret.
Kromozomet, të cilat përbëhen kryesisht nga ADN-ja, janë të dukshme vetëm gjatë ndarjes së qelizës.
Njerëzit kanë 46 kromozome, ose për të qenë të saktë, 23 çifte kromozomesh sepse ata janë në çifte: një çift i kromozomeve seksualë – të quajtur X dhe X për femrën, X dhe Y për mashkullin – si dhe 22 çifte kromozomesh jo seksuale, me
numrat nga 1 deri në 22.
Kromozomet janë komponentat më komplekse funksionale të bërthamës, sepse ato përmbajnë vetitë trasheguese – gjenet, të cilat me aktivitetin e vet veprojnë mbi proceset metabolike dhe morfogjenetike në qeliza.
Koromozomet janë komponenta të përhershme dhe të obligueshme të bërthamave morfologjikisht të diferencuara.
Kromatina paraqet formën ndërfazore të kromozomeve ose kromozomeve në gjendje të despiralizuar. Ato janë struktura të cilat e ruajnë individualitetin e vet gjatë ndarjes qelizore. Meqë janë të afta për vetreplikim (vetdyfishim) dhe gjatë ndarjes qelizore të ndahen në mënyrë të rregullt, bëjnë të mundshme ruajtjen e kontinuitetit të tyre nga njëra qelizë në tjetrën, e me atë edhe bartjen e vetive trashëguese prej njërës në gjeneratën tjetër të organizmave.
Emri kromozom është në lidhje me aftësitë për ngjyrosje me ngjyra të caktuara (nga fjalet greke, hroma-ngjyre dhe soma-trup).
Kromozomet e ngjyrosura më se miri mund të shikohen gjatë kohës së ndarjes bërthamore edhe atë në metafazë kur kemi kromozome përfundimisht të formuara apo morfologjikisht të diferencuara.Njeri kromozom është më i gjatë se tjetri dhe i mungon njëri krah.
Shih edhe:
Cili është funksioni kryesor i kromozomeve dhe gjeneve?