Miomat e mitrës janë lloji më i shpeshtë i tumoreve të traktit reproduktiv femëror.
Deri në moshën 45 vjeçare, rreth 70% e grave do të kenë mioma.
Në shumicën e rasteve, miomat janë të vogla dhe nuk shkaktojnë probleme, por rreth një e treta e grave të cilat kanë mioma, kanë probleme.
Nuk dihet shkaku se përse miomat zhvillohen dhe rriten në mitër. Dihet se niveli i lartë i estrogjenit dhe progesteronit e stimulon rritjen e tyre. Për këtë arsye, mioma rriten më shumë gjatë shtatzënisë dhe gjatë moshës reproduktive, kurse tkurren dhe zvogëlohen pas menopauzës.
Nëse mioma rritet shumë, atëherë ajo mund të mos ushqehet mjaftueshëm me gjak dhe si pasojë ajo fillon të degjenerojë.
Mioma mund të ketë madhësi mikroskopike, por mund të jetë e madhe edhe sa një top i basketbollit.
Mund të rritet në pjesë të ndryshme të mitrës:
🔸️Në brendi të murit të mitrës – quhet mioma intramurale
🔸️ Nën shtresën e brendshme të mitrës (nën endometrium) – quhet mioma submukoze
🔸️ Në sipërfaqen e jashtme të mitrës – quhet mioma subseroze.
🔸️ Disa mioma mund të kenë kërcell dhe quhen mioma me pedunkul./Poliklinika “Dr.Memli/Gazeta Shëndeti