Çka janë shpikjet ?


Shpikjet , Shpikja

Në përgjithësi, shpikja është një produkt ose proces që zgjedh një problem teknik.

Kjo dallon nga zbulimi, që është diçka që vetëm ka ekzistuar por edhe nuk është gjetur.

Për shembull, të marrim teleskopin dhe malet në hënë. Teleskopi është një shpikje që ishte krijuar në vitin 1608 kur Hans Lipperhey, një prodhues holandez i syzeve, kombinoi qelqet konveks dhe konkav në dy skajet e një gypi. Ishte vetëm falë shpikjes së teleskopit që njerëzit (më saktësisht Galileo Galilei) kishte mundësinë të shikojë mjaft larg në qiell për të vërejtur malet e hënës. Galileo nuk i ka shpikur këto male, ai i zbuloi – me ndihmën e një vegle të shpikur.

Njësoj sikur shpikjet ndihmojnë arritjen e zbulimeve, edhe zbulimet mund të nxisin shpikjet. Për shembull, zbulimi i efekteve elektrike të rrufesë nga Benjamin Franklin rezultoi me shpikjen, nga ana e tij, të rrufepritësit rreth vitit 1752. Kjo shpikje edhe përdoret edhe në ditën
e sotme dhe i ka bërë ndërtesat vende më të sigurta gjatë kohës me rrufe.

Që prej fillimit të kohës, njerëzit gjithkund kanë shpikur. Në fakt, gjithçka që keni përreth sot, ishte shpikur nga dikush në të kaluarën. Jemi rritur dhe mësuar bashkë me këto gjëra, saqë, shpeshherë nuk i mendojmë si shpikje.

Mendoni për alfabetin që e përdorim për të komunikuar tani.

Bojën dhe letrën mbi të cilat janë shkruar këto fjalë. Rrobat që i keni veshur. Karrigen mbi të cilën jeni ulur. Të gjitha këto janë shpikje dhe ka një peron, një tru njeriu, që qëndron pas secilit prej tyre.

error: Content is protected !!