[ad_1]
A e keni pyetur veten ndonjëherë se pse na vie ndjesia e kruarjes së veshit, ose çka ndodh brenda tij që na jep këtë ndjesi?
Mund të jetë si pasojë e dyllit, shenjë e hershme e ndonjë infeksioni apo edhe shenjë se jeni alergjik ndaj ndonjë produkti që e përdorni çdo ditë.
Sipas NHS – Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, përdorimi i produkteve të caktuara në vesh apo pranë tij mund të shkaktojë ënjtje në kanalin e veshit, transmeton nd. Po qe se kruarja bëhet më shumë se acarim i vogël, atëherë është shenjë se keni infeksion.
Lëngjet në kanalin e veshit mund të bëjnë që të zhvilloni ndonjë infeksion, pasi që lagështia e krijon ambientin ideal për bakteret.
Edhe pse metoda më e zakonshme e pastrimit të dyllit nga veshi është me shkopinj pambuku, kjo vetëm sa e bën kruarjen më acaruese dhe mund të shkaktoj akumulimin e baktereve, pluhurit dhe ndotëseve të tjerë në vesh që e shkaktojnë infeksionin.
Në vend të kësaj metode, NHS sugjeron të përdorni pika për vesh që mund të blihen në barnatore.
[ad_2]