Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Vetëm 1% e njerëzve mund të shkruajnë, vizatojnë dhe të bëjnë çdo gjë me të dyja duart, në mënyrë të barabartë. Dhe është krejt normale që prindërit të shqetësohen kur ta vërejnë se fëmija s’ është i djathtë ose i majtë.

Sidoqoftë, kjo s’ është asgjë e keqe, por do të thotë shumë për fëmijën tuaj, transmeton netdoktori.

Më poshtë i gjeni disa fakte, në mënyrë që të mësoni më shumë rreth këtij fenomeni.

1. Humori i tyre mund të ndikohet më shumë

“Mbajtësit e paqëndrueshëm” lehtë mund të futen në një humor të ri nën presionin e mjedisit të tyre. Kjo ide u konfirmua gjatë një eksperimenti të kryer nga një grup shkencëtarësh. Në të, pjesëmarrësve ‘të dyanshëm’ (që përdorin të dyja duart) dhe të dorës së djathtë iu kërkua të mendonin për gjëra të trishtueshme, të lumtura ose shkaktuese të ankthit ndërsa dëgjonin muzikë klasike.

Siç treguan rezultatet, pjesëmarrësit që përdornin të dyja duart kishin më shumë të ngjarë të ndryshonin mënyrën si ndiheshin përpara se të përfundonte eksperimenti.

2. Ata mund t’i shohin gjërat në një mënyrë tjetër.

Hulumtimet kanë treguar që njerëzit që përdorin të dyja duart mund të mësojnë dhe t’i shohin gjërat në një mënyrë tjetër për shkak të sinestezisë. Është një gjendje që i bën njerëzit t’i kenë shqisat e ndërlidhura.

Kjo do të thotë që ata mund të shohin tinguj, të shijojnë fjalë ose të ndiejnë një prekje në lëkurën e tyre kur nuhasin diçka. Është sikur një gjë të shkaktojë tjetrën. Për shembull, një përdorues i Reddit tha se mund të lexojë fjalën «kurioz» dhe të ndiejë shijen e një karrote në gojën e tij.

3. Ata janë të mirë me artin, muzikën dhe sportet

Këta fëmijë kanë tendencë të jenë më të mirë me sportin, artin dhe muzikën. Pra, është mjaft e rëndësishme të kihet kujdes në këtë dhe të zhvillohen aftësitë e tyre. Këtu përfshihen disa njerëz të famshëm: Lewis Carroll, Tom Cruise, Charlie Chaplin, Leonardo da Vinci dhe Nikola Tesla.

4. Ata mund të shpërqendrohen lehtë

Sipas një studimi, fëmijët që përdorn dy duar njëkohësisht, kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë shumë vështirësi për t’u përqendruar. Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje aktiviteteve të fëmijëve në mënyrë që t’u jepet mbështetje në një moshë të re. Kjo e ndihmon fëmijën tuaj të marrë rezultate më të mira në aspekte të ndryshme të jetës së tyre.

5. Ata mund të mësojnë më shpejt

Sipas hulumtimit, këta fëmijët mund të mësojnë më shpejt dhe janë më të gjithanshëm, me mendje të hapur dhe më efikasë se fëmijët e tjerë. Kjo ndodh prejse në trurin e tyre s’ ka një hemisferë mbizotëruese, ndryshe nga truri i fëmijëve të tjerë.
 

Tani, ju mund të kuptoni se çfarë u duhet fëmijëve tuaj dhe mund t’i ndihmoni në udhën e tyre të jetës.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page