Çka përmban “Pika 10” e cila ngjalli reagimin e delegacionit serb në Shtëpinë e Bardhë?


loading...

Siç ka mësuar RTS nga delegacioni serb në Uashington, Pika 10 në letrën “më të keqe” që Serbia ka marrë ndonjëherë në bisedime me Kosovën parasheh që “të dy palët janë të përkushtuara në njohjen reciproke, mbrojtjen e pakicave etnike, kthimin, zgjidhjen e statusit të individëve dhe pajtohen që të hapin zyra për mbrojtje dhe raporte vjetore për të drejtat e pakicave”.

Emisari amerikan për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, më herët ka përgënjeshtruar ministrin serb, Sinisa Mali, i cili para pak çastesh nga Uashingtoni tha se Serbisë po i kërkohet njohja e Kosovës në takimin që sapo ka filluar në kuadër të dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

“s’ është e vërtetë”, shkroi Grenell nga Shtëpia e Bardhë duke iu përgjigjur raportimeve rreth deklaratave të ministrit serb.

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisa Mali, i cili është pjesë e delegacionit serb në takimin me palën kosovare në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se palës serbe në fillim të takimit i është dorëzuar një listë e kërkesave shumica e të cilave, sipas tij, nënkuptojnë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Në fillim të takimit e kemi marrë një dokument kurrë më të keq që nga fillimi i dialogut. Janë 16 pika në tavolinë nga të cilat 10 nënkuptojnë njohjen reciproke”, tha Mali, raporton RTS.



loading...