© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka shkaktojnë metalet e rënda te njeriu ?

Trupi ynë mund t’i përpunojë dhe eliminojë metalet e rënda në një farë mase. Megjithatë, për shkak të stilit të jetesës moderne (sidomos në qytetet e mëdha) dhe për shkak të ekspozimit të lartë ndaj metaleve, depozitimi i tyre ndodh në trup, gjë që mund të shkaktojë probleme serioze dhe helmime.

heavy metals in the body

Shkenca i ka klasifikuar këto probleme në grupet e mëposhtme:

Çrregullime mendore: depresioni, luhatjet e humorit, halucinacionet, agresioni, pagjumësia, lodhja kronike, rraskapitja, humbja e oreksit, frika, humbja e vëmendjes dhe përqendrimit, sëmundja e Alzheimerit.

Çrregullime shqisore: mbindjeshmëri ndaj dritës, probleme me dëgjimin.

Çrregullime motorike: vështirësi dhe probleme me ecje, vështirësi në gëlltitje, probleme me të folurin, humbje ekuilibri, kriza epileptike.

Çrregullime gastrointestinale: të përziera të shpeshta, të vjella, diarre, dhimbje barku dhe ngërçe, ndjesi djegieje në fyt dhe gojë, inflamacion i ezofagut, inflamacion i stomakut dhe zorrëve, kanceri i pankreasit, zorrës së trashë dhe stomakut.

Çrregullime të frymëmarrjes: fibrozë pulmonare, astmë, bronkit, pneumoni.
Çrregullime kardiovaskulare: dëmtime vaskulare, takikardi, hipertension, anemi.

Çrregullime të tjera: neuriti, neuropati, mpirje e gjymtyrëve, parestezi (ndjesi shpimi gjilpërash), mosfunksionim i mëlçisë dhe veshkave, dobësim i sistemit imunitar, çrregullim i ciklit menstrual, dhimbje menstruale, çrregullim i parakohshëm.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.