Thu. Jan 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

 

Me çka merret Fiziologjia e Njeriut ?

Çka studion Fiziologjia e Njeriut ?

Ndërsa anatomia studion strukturën e pjesëve të ndryshme të trupit të njeriut dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre, fiziologjia studion funksionet e pjesëve të ndryshme të trupit të njeriut dhe mënyrën se si këto funksione rregullohen ose kontrollohen.

Fiziologjia përqendrohet shpesh në procese të nivelit qelizor ose molekular. Kjo, për arsye se veprimtaria e organizmit varet nga aftësitë e qelizave të veçanta. Nga ana tjetër, cilësitë e qelizave varen nga reaksionet kimike që zhvillohen në brendësi të tyre.

Shumë aspekte të fiziologjisë mbështeten gjithashtu në parimet e fizikës, të cilat na ndihmojnë të kuptojmë rrymën elektrike (jonike), trysninë e gjakut dhe mënyrën se si muskujt përdorin kockat për të realizuar lëvizjet. Rrjedhimisht, veprimtaria e sistemit nervor, tkurrja muskulore, tretja dhe shumë funksione të tjera të trupit të njeriut, nuk do të mund të kuptoheshin pa njohuritë bazë në fushën e kimisë e të fizikës.