Coronavirusi “paralizon” Kirurgjinë Plastike, vetëm dy mjeke e mbajnë repartin


Futen në vetëizolim 50 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë

Klinika e Kirurgjisë Plastike në kuadër të QKUK-së ka mbetur pa shumicën e specialistëve, pasi që të njejtit janë infektuar me COVID-19, bëjnë tē ditur burimet e Gazeta Blic.

Sipas të njejtave burime ky repart po mbahet vetëm nga dy mjeke specialiste, të cilat po detyrohen të mbajnë kujdestari të shpeshta.

Edhe kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka konfirmuar mbrëmë në Klan Kosova se shumica e stafit të Kirurgjisë Plastike është i infektuar nga Coronavirusi.

Ndërsa kryesindikalisti i mjekëve, Blerim Syla, ka bërë të ditur se rreth 300 profesionistë shwndetësor janë infektuar deri më tani me Coronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!