COVID- 19 mori jetën e pesë infermierëve dhe një laboranti në Kosovë

loading...

Pesë infermier dhe një laborant kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e infeksionit me COVID-19 deri më tash.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com, Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj.

Rrustemaj tutje tregoi se në total janë infektuar mbi 800 infermierë, mami e personel tjetër shëndetësor.

“Mbi 200 janë infermierë, mami dhe personel i thjeshtë, mbi 800 në total janë të prekur dhe të karantinuar, por shumica prej tyre pas dy jave apo tre me përjashtime shumë të rralla kanë qëndruar në shtëpi. ”, tha kryetari i OIK.

Në Kosovë kanë humbur jetën 13 persona nga stafi shëndetësorë në përgjithësi të infektuar me COVID-19, që nga marsi e deri më sot.

Shtatë mantelat e bardha që s’ do të vishen më



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *