Çrregullimet e boshtit kurrizor te fëmijët

loading...

Çrregullimet e boshtit kurrizor te fëmijët

Boshti kurrizor apo shtylla kurrizore është struktura më e gjatë kockore ne trupin e njeriut e cila përbëhet nga (1) unazat kockore të cilat janë të renditura njëra mbi tjetrën dhe (2) disqeve mes tyre me përbërje kërcore- lidhore. Kjo strukurë është mjaft dinamike dhe elastike dhe vepron si amortizues dhe absorbues i lëvizjeve dhe streseve të ndryshme fizike.
Ajo përbëhet nga pjesa e (1) qafës, (2) krahërorit, (3) belit dhe (4) bishtit dhe ka disa lakesa normale, prej tyre 2 konkave “(“ dhe 2 konvekse “)”.

Kohët e fundit çrregullimet e boshtit kurrizor te fëmijët kanë shënuar rritje.
Ato mund te jenë:
1. Të lindura
2. Të fituara
a. në moshë të hershme < 10 vjeç
b. moshën pubertale > 10 vjeç

Derisa te të rriturit dhimbja e shpinës është simptomë shumë e shpeshtë, te fëmijët është shumë e rrallë dhe shpesh deformitetet shfaqen në mënyrë tinzare pa ankesa subjektive.
Në nivel global 2% e fëmijëve në të gjithë botën kanë probleme evidente në boshtin kurrizor.

Deformitet më të shpeshta të boshtit kurrizor te fëmijët janë:
1. Skolioza
Deformitet në planin gjatësor, ku boshti kurrizor shikuar nga prapa ka formën e shkronjës S.
2. Kifoza
Deformitet në planin anësor, ku boshti kurrizor shikuar nga anash ka formën e shkronjës C.
3. Lordoza
Deformitet në planin anësor, ku boshti kurrizor shikuar nga anash ka formën e shkronjës Ɔ të kthyer mbrapshtë.

Shkaktarët e deformiteteve të boshtit kurrizor janë:
• Defektet e lindura të unazave
Sëmundjet e ndryshme të nervave dhe muskujve të shpinës
• Lëndimet
• Tumoret
• Ndryshimi në gjatësi i këmbëve
• Idiopatik (nuk dihet shkaktari)
• Qëndrimi jokorrekt

Pamja klinike
• Asimetri e shpinës.
• Njëri sup është në nivel më të lartë dhe më i ngritur së bashku me legenin.
• Lakim i tërë trupit nga njëra anë
• Ndryshimi në palët lëkurore të belit.
• Gjatë përkuljes nga para prominon njëra pjesë e brinjëve dhe shtyllës kurrizore.
• Pacienti ne raste të caktuara ka dhimbje.

Parandalimi
• Parandalimi i deformitetit bëhet duke bërë vizita sistemike në shkolla.
• Zbulimi i hershëm i deformitetit në moshën e parapubertetit.
• Ekzaminimi i të gjithë fëmijëve të prindërve me probleme të boshtit kurrizor
• Fëmijët të jenë fizikisht aktiv.
• Të mirren me sport.
• Të praktikohet noti ne veçanti
• Eleminimi i mbipeshës
• Bartja e qantave me peshë jo më të rëndë se 10 deri 15% e peshës trupore
• Të evitohet qëndrimi i gjatë ulur dhe në pozita të papërshtatshme
• Të kufizohet përdorimi i paisjeve elektronike, telefonave, laptopave.

Trajtimi varet nga:
• Mosha e pacientit
• Shkalla e progresionit te deformitetit.
• Forma dhe këndi i deformitetit

1. Ndryshimi në stilin e jetës.
2. Pesha optimale trupore
3. Noti dhe aktivitet tjera rekreative-sportive
4. Terapia fizikale
5. Korsetet korrektues dhe mbështetës
6. Ne rastet ekstreme ndërhyrjet kirurgjike

Related posts