Dalin rezultatet e 468 testeve, shifra të larta të infektimeve me COVID-19

loading...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga  468 mostra të marra 245 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me virusin COVID-19, duke e rritur në total numrin e të prekurve deri më tash në Kosovë në 8,799 raste.

Sipas IKShPK-së, gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 133 pacientë duke e rritur numrin total të të shëruarve në 4,863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,687.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, sipas IKShPk-së kanë vdekur edhe 13 pacientë, me total rasteve të vdekjeve që arrin në 249.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Podujevë 24 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste,

komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *