Dalin rezultatet e 480 mostrave rritet numri i të infektuarve me COVID-19

loading...


Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 258 raste të reja me coronavirus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitve”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas IKShPK-së, numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar  edhe 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.

 



Related posts