Dalin rezultatet e fundit nga 470 testime për COVID-19


loading...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 470  mostra të testuara 162  raste pozitive kanë rezultuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 11.848 raste nga 45.397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.684 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.739.



loading...