Dalin rezultatet për COVID-19 për lojtarët dhe stafin e Kombëtares së Kosovës


loading...

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se dje futbollistët dhe stafi i Kombëtares dhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali, i kanë kryer testet për COVID-19 në një laborator të licencuar nga UEFA.

Sipas njoftimit të FFK-së, të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativ nga testi për COVID-19.

“Ekspedita e Dardanëve sot do të udhëtojë e kompletuar për në Parma të Italisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër do ta zhvillojë në Itali ndeshjen kundër Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve, e  pas tre ditëve e pret në Prishtinë Greqinë.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *