Danimarka shtyn me tre javë të tjera pezullimin për vaksinën AstraZeneca



Zyrtarët e shëndetësisë së Danimarkës njoftuan të enjten se po zgjasin afatin e pezullimit të vaksinës për edhe për tre javë për të lejuar më shumë kohë për prova sigurie në lidhje me një mpiksje gjaku që rezultoi vdekjeprurëse tek një person që kishte bërë këtë vaksinë.

vjen ndërsa rregullatori evropian i ilaçeve, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Botërore e Shëndetësisë () respektivisht e kanë shpallur vaksinën të sigurt dhe efektive.

pezulloi administrimin e vaksinës më 11 mars pas njoftimit se një grua daneze 60-vjeçare vdiq nga mpiksja e gjakut pasi bëri vaksinën. Disa vende të tjera evropiane bënë të njëjtën gjë.

Në një shtypi në Kopenhagë, Tanja Lund Erichsen e Agjencisë Daneze të Barnave u pajtua me vendimin.

“Nga një perspektivë farmakologjike, vaksina vazhdon të jetë e sigurt dhe efektive kundër . Por s’ mund të përjashtohet mundësia që ekziston një lidhje midis vaksinës dhe një forme shumë të rrallë të mpiksjes së gjakut”, tha ajo.

Si EMA dhe -ja bënë komente të ngjashme javën e kaluar, por arritën në përfundimin se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet.

i Danimarkës vjen ndërsa nxorri informacione të reja në lidhje me efektivitetin e saj.

dhënat mbi provat klinike me më shumë se 30,000 pjesëmarrës në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se regjimi me dy doza është 76% efektiv në parandalimin e koronavirusit simptomatik.

Shifrat e fundit ndryshonin pak nga ato të mëparshmet të lëshuara nga gjigandi farmaceutik britaniko-suedez të hënën se vaksina ishte 79% efektive kundër virusit.

-AstraZeneca ka qenë alternativa kryesore në botën në zhvillim për shkak të kostos së saj të ulët dhe kushteve më të lehta për t’u ruajtur.

Ndërkohë sipas shifrave të fundit nga të Universiteti Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 30 milion raste me koronavirus, më shumë se çdo vend tjetër, ndërsa Brazili ka tejkaluar kufirin e 300,000 të vdekurve.

Në shkallë globale, më shumë se 124.6 milion njerëz janë infektuar, dhe mbi 2.7 milionë kanë humbur jetën.

Postime të ngjashme