Dardan Berisha: Sonte s’ jeni vetëm, e gjithë Kosova me ju

loading...


Dardan Berisha përkundër dëshirës së madhe, s’ ka mundur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës.

Berisha ka qenë lider i Kosovës dhe gjithmonë ka dhënë maksimumin për Dardanët, megjithatë, e kishte të pamundur të ishte prezent në këto dy ndeshje shumë të rëndësishme.

Basketbollisti pejan sidoqoftë ka dhënë mbështetjen e tij për lojtarët e Kosovës, që sonte, si gjithmonë do të japin maksimumin në parket.

“Dëshira ishte e madhe të jem sonte me ju. Të luajmë siç kemi luajtur gjithmonë. Të luftojmë siç kemi luftuar gjithmonë. Të japim maksimumin siç kemi dhënë gjithmonë. Të jemi të bashkuar siç kemi qenë gjithmonë. Megjithatë, jam i bindur se do të jepni gjithçka nga vetja për fanellën e Kosovës.

Angazhimi s’ ka munguar kurrë dhe besoj se s’ do të mungoj as sonte.

Sonte s’ jeni vetëm. E gjithë Kosova sonte do t’i ketë sytë nga ju. Ju uroj shumë fat dhe shpresoj në rezultate pozitive në të dyja ndeshjet.

Forca djem, Forca Kosova, Forca Dardanë”, ishte mesazhi i Dardan Berishës.

Kosova sonte do të përballet me Sllovakinë nga ora 19:00, ndërsa më 28 nëntor nga ora 16:00 me Islandën.

Ndeshjet janë të vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023, ku Kosova është lidere me katër pikë, Sllovakia dhe Islanda kanë nga tri dhe Luksemburgu dy.



Related posts