Debati për pandeminë COVID-19 shtyhet për të hënën

loading...

Debati në lidhje me menaxhimin e pandemisë së Virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku ishte paraparë që sot të bëhet miratimi i buxhetit është shtyrë për të hënën.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka propozuar që ky diskutim të shtyhet për të hënën meqë Po qe se edhe ajo pikë e rendit të ditës do të diskutohet sot, atëherë seanca parashihet të zgjasë deri në orët e vona.

Me këtë propozim të Osmanit janë pajtuar edhe grupet parlamentare, kurse me propozim të kryeministrit Avdullah Hoti, kjo pikë e rendit të ditës do të shqyrtohet të hënën duke filluar nga ora 16:00.

Tani në Kuvendin e Kosovës është duke u shqyrtuar pika e rendit të ditë “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020”.

Me propozim të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, deputetët kanë të drejtëdebati vetëm 5 minuta kurse shefat e grupeve parlamentare deri në 10 minuta, në mënyrë që seanca të mos zgjas deri në orët e vona.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *