Deçani i AAK-së

loading...


E qeverisur për një kohë të gjatë nga partia e Ramush Haradinajt komuna e Deçanit është njëra nga komunat me më së paku probleme në infrastrukturën rrugore.

Nga rrugëtimi në komunë e kupton se udhët dhe rrugicat e fshatrave janë të asfaltuara ndërsa problemin kryesor komuna vazhdon ta ketë në qendrën e ngushtë të qytetit ku tollovitë në trafik shkaktojnë kolona të gjata.

Bashkim Ramosaj erdhi në krye të komunës për ta zëvendësuar Rasim Selmanaj po ashtu nga AAK.

Lideri i ri i Deçanit erdhi me shumë premtime të cilat akoma s’ janë zgjidhur.

Menaxhimi në arsim dhe rritja e cilësisë së arsimit ishte njëri nga prioritetet e premtuara të Ramosajt ndërsa të dhënat nga terreni tregojnë se nën menaxhimin e tij shkollat kanë vazhduar të jenë të politizuara.

Në Deçan më shumë se gjysma e drejtorëve të shkollave janë edhe anëtarë të partisë së Ramush Haradinajt, parti kjo tw cilës i takon edhe Bashkim Ramosja.

Deklaratat e vetë drejtorëve të shkollave konfirmojnë se partia ndikoi që ata të marrin postin nëpër këto institucione arsimore. Komuna e Deçanit ka 20 shkolla, ndërsa numëron mbi 5 mijë e 500 nxënës në përgjithësi. Kjo komunë s’ ka telashe me infrastukturën e shkollave, pasi në shumicën e fshatarave dhe në qytet janë ndërtuar shkolla të reja, çoftë më investime të nivelit lokal apo atij qendror.

Por, një telashe që përcjell arsimin e Deçanit janë zgjedhja e drejtorëve. KALLXO.com zbuloi se drejtorët e shkollave janë pjesë e AAK-së, parti që udhëheq këtë komunë që disa mandate radhazi, ndërsa telashet në konkurset për personael të arsimit i evitoi edhe Zyra Kombëtare e Auditorit për këtë vit.

Madje, ka drejtor i cili e thotë hapur që partia e ndihmoi, jo vetëm që të jetë drejtor. Ai thotë se pa AAK-në “s’ do të mundte të merrte frymë”. 

Sami Lokaj, drejtor në shkollën fillore “Sylejman Vokshi” në fshatin Prilep në një bisedë për KALLXO.com thotë është anëtarë i AAK-së.

“Paj, jemi simpatizantw të AAK-së. Simpatizantë edhe anëtarë, po jam por s’ jam në ndonjë organ të partisë, por anëtar po. Unë jam që një kohë të gjatë drejtor, s’ ka pas as konkurrencë në dy mandate të mija”, thotë ai.

Lokaj e thotë hapur që partia në pushtet e mbështeti që të zgjidhet drejtor shkolle.

“si s’ na ka ndihmu AAK-ja me u bë drejtor, mos me kanë AAK-ja s’kisha mujtë me kanë drejtor, normal drejtorat i bën pushteti. Gjatë të gjitha etapave ka qenë Aleanca, edhe normal më ka favorizuar normal, mos me pas kanë Aleanca s’ kisha mujtë me marr as frymë unë jam me Aleancën deri në vdekje, se lëshoj kurrë hiç”, ka thënë ai.

Sami Lokaj drejtor i shkollës “Sylejman Vokshi”, Prilep

Drejtorët tjerëtë shkollave të kontaktuar nga KALLXO.com edhe pse deklarojnë se janë votues, simpatizantë e anëtarë të AAK-së e postojnë fotografi të partisë nëpër rrjete shoqërore, mohojnë që kjo parti që udhëheq Deçanin të ketë ndikuar që ata të jenë në krye të shkollave.

Hamid Qorraj, drejtor i Gjimnazit “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan ka mohuar se është pjesë e partisë së Bashkim Ramosajt, kryetarit të kësaj komune, por thotë se e pëlqen AAK-në.

“Jam votues i Aleancës, asnjë pozitë politike s’ kam në AAK. s’ e di Po qe se i kam shpërndarë, veç i kçyri e i përcjelli. Që dy vite jam drejtor në shkollë, s’ ka ndikuar partia që të bëhem drejtor, konkursi ka qenë publik. s’ jam aktiv në asnjë parti, normal më pelqen AAK ngase ka dhënë shumë për Deçanin”, është shprehuar ai.

Hamid Qorraj, drejtor në shkollën “Vellezerit Frasheri”, Deçan

E drejtorit të shkollës fillore “Isa Boletini” në fshatin Isniq, i ka penguar fakti që është pyetur Po qe se është pjesë e AAK-së. 

Shaban Mehmetaj kishte qenë për disa vite në krye të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Deçanit. Tani ai është drejtor shkolle.

“Ajo është krejt çështje personale e secilit, po më vjen keq që jeni ra në këtë pikë me i pyet njerëzit se ku jeni me cilat parti jeni. S’ki nevojë me më pyet mua për atë punë hiç, po më vjen keq, është problem e secilit individ, a po kupton çka po më pyet hiç për atë punë…”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Edhe një ish-Drejtor i Arsimit në komunë u bë pastaj drejtor shkolle në Deçan. Qazim Maloku fillimisht u shkarkua nga drejtoria e DKA-së në komunë ngase, siç tha ai, kryetari Ramosaj s’ e kishte dashur në ekipin e tij. Ai thotë se partia s’ ndikoi që të zgjidhet drejtor në shkollën “Lidhja e Prizrenit”.

“Kam qenë drejtor i DKA-së, pas një muaji është hap konkursi për drejtor shkolle dhe unë jam zgjedh, ka qenë konkurs publik kam pasur kundërkandidatë. Mund të ketë hipoteza të ndryshme, por unë kam aplikuar me konkurs publik s’ shoh ndonjë konflikt interesi. Bashkim Ramosaj s’ më ka pa si ekip të tijin, andaj më ka shkarku”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Qazim Maloku, drejtor i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Deçan

Pjesë e AAK-së dhe drejtor shkolle është edhe Bashkim Berisha nga Strellci i Empërm. Atij i është dukur e pavend pyetja, Po qe se është pjesë e politikës dhe Po qe se kjo e fundit ndikoi që të bëhej drejtor shkolle.

“Çfarë rëndësie ka ajo se a jam pjesë, për çfarë po të vyn, çfarë rëndësie ka Po qe se jam ose s’jam? Po më duket e pakuptimtë me më pyet a jeni anëtarë i një subjekti politik, kryetarët po i përzgjedhin, a spo e dini ju me gazetari hulumtuese a. Jam pjesë jam (AAK-së), s’ kam naj pozitë po anëtar i thjeshtë, jam drejtor shkolle”, ka deklaruar Berisha.

Anëtar i AAK-së është edhe Mujë Avdiu, drejtor i shkollës fillore “Drita” në fshatin Gramaqel të Deçanit.

“Jam anëtar i AAK. Jam anëtarë prej vitit 2000, partia s’ më ka ndihmu me u bë drejtor, s’ka pas pse ngase e kam pas fakultetin e kryer”, ka thënë shkurt Avdiu.

Muaje Avdiu, drejtor i shkollës “Drita”, Gramaçel, Deçan

Zeqir Nitaj është drejtor në shkollën fillore “Sylë Alaj” në Drenoc të Deçanit. Ai është vëllai i zëvëndësministrit të Ekonomisë dhe Ambientit nga AAK në qeverinë Hoti, Muharrem Nitaj.

Nitaj e ka pranuar që është anëtarë i partisë së Ramush Haradinajt.

“Po, jam anëtar i AAK-së, që 10 vite jam, nashta pak më pak. Drejtor shkolle jam që 7 vite. Partia s’ ka ndikuar që të bëhem drejtor, apsolutisht, kam 32 vite përvojë pune, jam ardhw me konkurs të rregullt. Po, unë e kam vëlla zëvëndësministrin, Muharrem Nitaj”, ka thënë Nitaj për KALLXO.com.

Fotografi të liderit të AAK-së shpërndan edhe drejtoresha e shkollës “Heronjtë e Dukagjinit në Gllogjan. Por, Lumturije Avdiaj mohin se ka nodnjë lidhje me partinë e Ramush Haradinajt.

“Unë jam pjesë e arsimit, drejtoreshë e shkollës. s’ jam pjesë e asnjë partie politike. A ka diçka të keqe me i shpërnda fotografitë e politikanëve? Facebooku është personal, s’ e di që ka ndonjë të keqe Po qe se është te faqja ime. Do të jem më e kujdesshme herave tjera, s’ e di që është ndonjë problem me qenë simpatizante, ne jemi qytetarë të lirë, kemi të drejtë të jemi simpatizantë. s’ e di a keni të drejtë ngase është Facebook-u personal. Unë që 29 vjet punoj në arsim, s’ ka ndikuar askush, që tri vite jam drejtoreshë në këtë shkollë, konkursi ka qenë i rregullt”, ka thënë ajo.

Lumnije Avdiaj, drejtoreshë në shkollën fillore “Heronjtë e Dukagjnit”, Gllogjan
Lumnije Avdiaj, drejtoreshë në shkollën fillore “Heronjtë e Dukagjnit”, Gllogjan

Pjesë e AAK-së është edhe drejtori i shkollës fillore “Lan Selimi” në Lumbardh të Deçanit, Smajl Lekaj.

“Po, unë jam pjesë e AAK-së, si anëtar si të gjithë s’ kam ndonjë detyrë më të rëndë atje. Jam pjesë e AAK-së mbas vdekjes së Rugovës. Më patën thënë me ardh drejtor në Lumbardh ngase unë kam qenë në gjimnaz, aq ka qenë. Unë u kam thënë që, unë dua që të jem drejtor po pa ndikime, edhe s’ më kanë ndiku kurrë më. s’ ka ndiku partia, mu më ka interesu vetëm puna”, ka thënë ai në një bisedë me anë të telefonit për KALLXO.com.

Prej kur u themelua AAK, pjesë e saj është edhe drejtori i shkollës fillore “Maxhun Cekaj”, Mehdi Dodaj nga Irzniqi.

“Po, jam pjesë e AAK-së, prej themelimit të Alencës jam. Drejtor shkollës jam që dy mandate, që 6 vite. Jo, s’ ka ndikuar partia, ka qenë konkurs publik dhe transparent”, ka thënë ai.

Mehdi Dodaj, drejtor i shkollës “Maxhun Cekaj”, Irzniq

Pjesë e strukturave të parisë ka qenë edhe drejtori i shkollës “Dëshmorët e Vokshit” nga Pobërgja. Por, Burim Hadergjonaj ka thënë se më s’ mban ndonjë pozitë brenda AAK-së.

“Jam kanë më herët në kryesi të AAK-së, tash mas zgjedhjeve të fundit s’ jam marr më, tash jam vetëm anëtarë i thjeshtë”, thotë Hadergjonaj.

Burim Hadergjonaj, drejtor i shkollës “Dëshmorët e Vokshit”, Pobërgjë

Për zgjedhjen e drejtorit në Ratishë të Ulët u desh vetë drejtori aktual të gjejë kundërkandidatë në mënyrë që mos të dështojw konkursi për drejtor shkolle. 

Isuf Sadikaj tha se është pjesë e partisë që udhëheq Deçanin por, mohoi të ketë ndikuar partia që ai të zgjidhet drejtor në shkollën “Faik Konica”.

“Po, jam pjesë e AAK-së që shumë kohë. Drejtor në shkollë jam që një vit e diçka. Jo, s’ ka ndikuar partia që të bëhem drejtor, menxi i kam gjetë kandidatët, se tre po duhet. U dashtë me i gjetë vetë kundërkandidatët. Jo, partia s’ më ka ndihmu, kush ja ka pa hajrin partisë? Jam vetëm anëtarë i thjeshtë në parti”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Isuf Sadikaj, drejtor i shkollës “Faik Konica”, Ratishë e Ulët

Edhe drejtori i shkollës “Esad Mekuli” nga fshati Maznik është pjesë e AAK-së.

“Po, po, jam, prej fillimit prej themelit deri më tani. Jam votues dhe anëtarë, s’ kam ndonjë pozitë. Jo, apsolut s’ ka ndikuar partia që të jem drejtor shkolle, ky është viti 12 që jam drejtor”, thotë ai.

Hysni Ramaj, drejtor i shkollës fillore “Esad Mekuli”, Maznik

Pyetja, Po qe se është pjesë e partisë së AAK-së i ka penguar drejtoreshës së shkollës “Kuvendi i Verrave të Llukës”, Besarta Tahirukaj. Ajo e ka mohuar që ka ndikuar partia në pushtet që të bëhet drejtoreshë.

“Shumë pyetje personale. s’ kam asnjë pozitë në asnjë parti, jam drejtoreshë. Normal që e përkrahi një parti, por s’kam pozita, anëtare e AAK-së e thjeshtë jam, por s’kam pozita. s’ ka ndiku partia që të bëhem drejtoreshë, jam në mandatin e tretë”, ka thënë ajo.

I fotografuar me kryetarin e komunës e në zyret e AAK-së është parë edhe drejtori i shkollës fillore “Rexhep kadriaj” nga Rastovica, Blerim Selmonaj. Ai tha se partia s’ ka ndikuar ndonëse ky e pranoi se ka një simpati për AAK-në.

“Pse çka ka me qenë pjesë e partisë, jo s’ jam pjesë as s’ kam qenë. Kemi njëfar lloj simpatie. Kemi qenë më herët, anëtarë, po tash jo, se tash posti i drejtorit, jemi larguar  prej këtyre. Drejtor jam që gjashtë vjetë e gjysmë, më është vazhduar mandati ngase kam pas përformancë të mirë. Kaniherë, kryetari, na thërret me pi kafe, i kemi vizitu zyret e AAK-së. s’ ka ndikuar partia që të bëhem drejtor, apsulutisht”, ka deklarua ai për KALLXO.com.

Blerim Selmonaj, drejtor i shkollës “Rexhep Kadrijaj”, Rastovicë

I pranë me parinë e AAK-së shihet edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës fillore “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan të Deçanit.

Agron Berisha tha se afërsia me partinë e AAK-së s’ ka ndikuar që të bëhet ud. drejtor i shkollës por përvoja e tij profesionale.

“Jo, s’ jam pjesë e AAK-së, anëtarë i thjeshtë jam, por s’ ushtroj asnjë pozitë brenda partisë. Shiko, unë jam i afërt me Dautin e me Ramushin, për shkak të lidhjeve famijlare edhe për shkak të veprimtarisë së luftës. kurrë kurrë s’ ka pas ndikim për këtë funksionin tim që e kam marr si ushtrues detyre i drejtorit të shkollës. Me Ramosajn kam raporte institucionale. Po, kam synime me u bë edhe drejtor”, ka thënë Berisha për KALLXO.com.

Agron Berisha, drejtor i shkollës fillore “Jusuf Gërvalla”, Prapaqan
Agron Berisha, drejtor i shkollës fillore “Jusuf Gërvalla”, Prapaqan

Drejtori i Arsimit në Komunën e Deçanit ka thënë se ai s’ e din Po qe se dikush nga drejtorët e shkollave në këtë komunë ka poste politike.

“Sa e di unë, sa jam kompetent, ngase unë jam që dy vite drejtor i DKA-së, akoma s’ jam bë, sa e di unë asnjë drejtor që është në komunën e Deçanit s’ janë nëpër poste politike, s’ e di Po qe se dikush ndonjë detyre nëpër parti politike, e për anëtarë s’ mundem me thënë asgjë ngase s’ kam kompetenca as ligjore as morale, me pyet dikë se cfarë partie është”, ka thënë Bekim Vishaj, drejtor i Arsimit në Komunën e Deçanit.

Tutje, drejtori i DKA-së ka thënë se është alarmante Po qe se politika ndërhynë në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave. Por, sipas tij, një gjë e tillë s’ ndodhë në Komunën e Deçanit.

“Unë mendoj që, asnjë me pozitë politike, partiake, unë e di që s’ janë. Ata janë qytetarë të lirë, veprojnë dhe mendojnë lirshëm kanë të drejtën e lirë të mendimit. Sa e di nga përvoja ime personale, më së paku në Deçan favorizohen sa i përket kësaj. Sigurisht që është alarmante me u përzi partia në përzgjedhjen e drejtorëve, unë mendoj që më së paku duhet me ndiku partia dhe mendoj po ashtu që në Deçan më së paku ndikon partia, jemi komunë e vogël dhe jemi shku te vlerat e drejtorëve”, tha ai.

Së fundmi si mësimdhënëse në shkollën fillore “Lan Selimi” në fshatin Lumbardh u punësua, Lirije Cacaj, motra e shefes së kabinetit të kretarit të Komunës së Deçanit, Dafina Cacaj.

Vetë shefja e kabinetit të Bashkim Ramosajt ka thënë se s’ ka ndikuar që motra e saj të punësohet si mësimdhënëse.

“Cacaj është gjysma e Deçanit, më së shumti në Deçan ka me mbiemër Cacaj, unë s’ mund t’i njoh krejt, por, po Lirijen e kam motër. Tash s’ do me thanë që tash që unë jam në punë të tjerët me nejt pa punë, ka diplomuar për edukim. Motrën tjetër e kam para saj të diplomune po s’u hi në punë, se ka pas fatin, kjo ka hi si zëvendësim. Jo, s’ kam ndiku aspak”, deklaroi ajo në një bisedë për KALLXO.com.

Telashet në arsim i gjeti edhe ZKA-ja

Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2020 gjeti se në Komunën e Deçanit gjatë rekrutimit në sektorin e arsimit pati parregullsi. Kandidatët kishin dhënë përgjigje të njëjta sikur në shabllonin e përgjigjeve gjë që nënkuptohet që ata i kishin siguruar paraprakisht ato.

“Në njërin prej rasteve kandidati në tre pyetjet e para të tesitmit me shkrim përgjigjet i kishte identike me përgjigjet në shabllonin e testit”, thuhet në gjetjet e Auditorit.

ZKA rekomandoi që kryetari të sigurohet që të menaxhoi më mirë procesin e rekrutimit. “duhet të shtojë masat e sigurisë lidhur me qasjen në dokumente/testet për kandidatët”, thuhet në raportin e Auditorit.

Komuna e Deçanit s’ ofron bursa për studentët e kësaj ane. Këtë e konfirmoi për KALLXO.com edhe vetë drejtori i Arsimit në këtë komunë, Bekim Vishaj. Ai tha se s’ po japin bursa për studentët decanas për shkak të mungesës së parave.

Komuna që udhëhiqet nga Bashkim Ramosaj i AAK-së, 20 vjet pas luftës, akoma s’ e ka një çerdhe publike. Në këtë qytezë është vetëm një çerdhe private. Drejtori i DKA-së, Vishaj, tha se ka qenë e planifukuar që të ndërtohet një e tillë, por edhe për këtë, sikur për bursat, mungojnë mjetet financiare.

Punësimet partiake në sektor të tjerë

Bashkëshorti i Drejtoreshës së Ekonomisë dhe Zhvillimit, Fitore Hulaj, u punësua në kompaninë publike lokale “Higjiena”. Kreshnik Hulaj është punësuar gati që një vit në kompaninë publike. Në një bisedë për KALLXO.com drejtoresha Hulaj e ka mohuar që ka ndikuar në punësimin e burrit të saj në këtë kompani publike.

“Jo, s’ kam ndikuar dhe s’ kam pasur kurfarë roli atje në kompani, ai ka konkuru, i ka qite dokumentat edhe u pranu, apsulutisht s’ kam punë unë në këtë çështje. Mundeni me i përcjell dokumentet, e ka shkollimin, ai punësu tashmë u bë një vit”, ka deklaruar drejtoresha e Ekonomisë dhe Zhvillimit, Fitore Hulaj.

Jo shumë kohë më parë, nga LDK në AAK kaloi edhe Besnik Hulaj, vëllau i Kreshnik Hulajt e kunati i drejtoreshës, Fitore Hulaj. Ai ka thënë se kishte qenë edhe në të kaluartën në partinë e Ramush Haradinajt ndërsa ishte larguar pas një keqkuptimi. 

Besnik Hulaj mohoi se ka ndikuar për punësimin e vëllait, Kreshnikut, në kompninë “Higjiena”.

“Jo, apsulutisht s’ kam ndikuar. Pas një keqlkutpimi me kryetarin e mëparshëm pata kalu në LDK, tash jam kthy prapë, po s’ kam ndiku asgjë. Fitore Hulaj është kunata ime, para se unë të kaloj në AAK për herë të dytë”, ka thënë ai.

Pak muaj më parë në krye të kompanisë publike “Higjiena” në Deçan erdhi Kastriot Hulaj. Ai s’ ka ndonjë lidhje familjare me drejtoreshën e Ekonomisë dhe Zhvillimit në këtë komunë por, në profin e tij të Facebook-ut, Hulaj shihet i pranë me Ramush dhe Daut Haradinaj.

Përveç tyre, ai është parë i afërt edhe me kryetarin e komunës, Bashkim Ramosaj por ka mohuar se prirësit e AAK-së dhe kryetari i Deçanit ndikuan që ai të punësohej në kompaninë publike “Higjiena”.

“Drejtor jam që  tre muaj, pjesë e AAK-së s’ jam. Fakti që jam në foto me ta s’ do të thotë që jam i afërt me ta. s’ ka ndikuar askush që të punësohem, kam përvojë të mjaftueshme, prej 2008-tës, vec një fotografi me kryetarin e kam edhe atë pas përfundimit të procedurave, po edhe me pas na të Deçanit jemi, s’ mundem me bë fotografi me të tjerë”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Edhe një familjare e njërit prej drejtorëve të Komunës së Deçanit u punësua në sektorin publik. 

Bashkëshortja e Drejtorit për Buxhet dhe Financave në Komunën e Deçanit, Agron Demuka u punësua në Qendrën e Mjeksësisë Familajre në Deçan, “Adem Ukëhaxhaj”.

KALLXO.com raportoi se Fatmire Buleshkaj- Demukaj fillimisht doli e para në testimet me shkrim. E më pastaj, ajo u zgjodh edhe për vendin e punës “Zyrtar financiar”.

“Apsulut hic s’kam ndiku, krejt janë kryer ato formalitetet, me teste me të gjitha, domëthnënë ka pasur përvojë”, ka thënë drejtori i Finacave në Komunën e Deçanit.

 Tri vite në pushtet, vetëm gjysma e premtimeve të realizuara

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj që vjen nga partia e Ramush Haradinajt, realizoi vetëm gjysmën e premtimeve që dha në zgjedhjet e fund. Në analizën e Institutit GAP, Ramosaj nga 27 premtimet, përfundoi 15 ndërsa 5 premtime të tjera i la në gjysmë. Filloi por s’ i përfundoi edhe 5 të tjera ndërsa 2 premtime që i dha në vitin 2017, s’ i nisi aspak.

Bashkim Ramosaj kishte premtuar se do të fillonte ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në të gjithë territorin e Komunës së Deçanit, por siç edhe ekipi i KALLXO.com vizitoi disa prej fshatrave të Deçanit, atje mungon shtrirja e kanalizimit.

Bashkim Ramosaj kishte premtuar edhe ndërtimin e një pende për ujë të pijes në fshatin Lloqan, por deri më tani komuna vetëm e ka hartuar një plan dhe po kërkon financim nga qeveria për të.

I pari i kësaj komune kishte premtuar se do ta trajtonte qendrën e qytetit të Deçanit ku edhe do të ndërtonte nënkalime për këmbësorë. Ndonëse disa prej trotuareve kanë nis të ndërtohen, punimet për to akoma s’ kanë përfunduar. Projekti për zgjerimin e udhës “Qendra” po bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës.

Kandidati i AAK-së që udhëheq me Deçanin kishte premtuar se do ta hiqte nga tavolina e punës një problem të kamotshëm të banorëve të kësaj komune.

Bashkim Ramosaj premtoi se do ta rregullonte një herë e mirë problemin me ujë të pijes. Por, edhe pas tri viteve të punës, deçanasit vazhdojnë të kenë probleme me ujin e pijes. Banorët e fshatrave Strellc i kanë thënë ekipit të KALLXO.com se detyrohen që ujin e pijes ta sigurojnë nga një krua i fshatit pasi ujësjellësi ka reduktime të ujit.

Gjetjet e Auditorit

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për vitin 2019 gjeti disa raste kur Komuna e Deçanit bëri keqmenaxhim në kontrata, s’ zbatoi rekomandimet paraprake të këtij institucioni dhe s’ respektoi ecuritë e prokurimit gjatë dhëniës së kontatave.

Auditori tregoi se Komuna e Decanit angazhoi 80 persona me kontratë mbi vepër. Në 72 raste, komuna s’ ka zhvilluar ndonjë procedurë të rekrutimit.

Gjithashtu, në raport thuhet se procesi i rekrutimit të punëtorëve më kontratë mbi vepër s’ ishte menaxhuar nga zyra për burime njerëzore por nga zyra e kryetarit të komunës, kështu siç ka vlerusuar Auditori, s’ është bërë një vlerësim i drejtë i nevojave për angazhimin e tyre.

Derisa për vitin 2018, Zyra Kombëtare e Auditimit kishte bërë 18 rekomandime për punët jo të mira, prej tyre, s’ u zbatuan 7 rekomandime, 8 të tjera u zbatuan, 2 u mbyllën dersa 1 u zbatua pjesërisht. Në vitn 2019, ZKA ka bërë 14 rekomandime të tjera.

Auditori gjeti se Komuna e Deçanit s’ respektoi edhe ecuritë e prokurimit publik kur bëri udhëtime zyrtare jashtë vendit. Blitat e airopolanit kushtuan 620 euro ndërsa shpenzimet në total të udhëtimit zyrtar kapën vlerën e 2 mijë e 500 eurove. Sipas legjislacionit në fuqi, çdo shpënzim i parasë publike duhet të bëhet në përpudhje me prokurimin publik.

Problemet me ujë e kanalizime në Deçan

Si shumë komuna të tjera, edhe Deçani ka dështuar që të u sigurojw qytetarëve shërbimet thelbësore për jetesë, siç është uji i pijës.

Disa fshatra të Komunës së Decanit akoma ujin e pijës e sigurojnë nga puset në mungesë të ujësjellësit ndërsa në disa vende të tjera edhe pse sistemi i ujësjellësit është i shtrirë, mungon rrjedha e ujit.

Komuna e Deçanit ka gjithësej 37 fshatra dhe pranë 41 mijë banorë.

Xhemaijl Haradinaj është përfaqësues i fshatit Ratishë e Epërme. Në një bisedë për KALLXO.com ai ka treguar për telashet që kanë me ujin e pijës.

“Ratishë e Epërme problemin kryesor e ka ujin. Gypat i kemi vendosur, orët i kemi krejt në rregull, krejt janë bë, por ujë s’ kemi. Uji, sipas komunës dhe zyrtarëve s’ ka ujë sa duhet, është vera është thatë, për të tjerët po ka e për ne jo. s’ e di ku është problemi”, thotë Haradinaj.

Për ta shtrirë sistemin e ujësjellësit në këtë fshat investoi një organizatë e huaj, thotë përgjegjësi i fshatit ndërsa, ai thotë se shtëpitë u deshë të participojnë me para për hapjen e kanaleve.

“Invesimet për rrjetin e ujësjellësit i ka bërë një oranizatë humanitare zviceriane ndërsa të tjera, anëtësore, ne vetë i kemi paguar, me vetë kontribut. Ne spo ankohemi që kemi investu vetë po vettëm ujë që spo kemi”, deklarohet Haradinaj.

Xhemaijl Haradinaj, përfaqësues i fshatit Ratishë e Epërme

Përveç ujit të pijës, fshati Ratishë e Ulët ka problem me kanalizimet. Në fakt, në këtë fshat, por edhe në shumicën e fshatrave të Deçanit mungon kanalizimi.

Haradinaj, që përfaqëson fshatin tha se s’ pret shpejtë zgjidhjen e këtij problemi edhe pse premtime kishte marr disa herë nga kumunarët.

“Kanalizim s’ kemi jo veç fshati jonë, por plotë fshatra të kësaj ane. Në këtë pikë me iu thanë të drejtën s’ e kemi shty shumë komunën, ngase i kemi pa mundësitë ngase janë 30 e disa fshatra, kanë qenë mundësitë pak më të vogëla. Në kanalizim kanë hy disa fshatara, na kanë premtu edhe neve, po unë mendoj që edhe 5 deri në 10 vitet e ardhshme s’ do të ketë kanalizim”, ka thënë ai.

Telashe me ujin e kanalizime e ka edhe njëri ndër fshatrat më të mëdha në Komunën e Deçanit, Strellc i Epërm.

Kryetari i këtij fshati, Salih Rrustemaj, ka thënë se ballafaqohen me reduktime të ashpëra të ujit, ndërsa tha se komuna ua ka lënë fajin banorëve se po e keqpërdorin ujin.

“Kemi redultime me ujë të pijës po fshati jonë s’ ka as ujë të sistemit për ujëitje. Pagesën e bëjmë si krejt qytetarët e në fakt ne kemi mungesa te mëdha të ujit, jemi anku edhe në komunë. Disa gypa i kanë ndërru, disa tjerë i kanë lënë mbi tokë, ne veç po dëshirojmë me zgjidh njëherë e mirë problemin e ujë”, thotë Rrustemaj.

Fshati Strellc i Epërm e ka një krua ku shumë banorë jo vetëm të këtij fshati furnizohen me ujë. 

“Ne furnizohemi me ujë te një krua i fshatit, me bidona me traktora njerëzit marrin ujë të pijës. s’ ka pas interesim me zgjidh këtë problem as nga komuna as nga qeveria. Ne jemi një fshat që kemi kontribu shumë në luftë”, thotë ai.

Kroi në Strellc të Epërm

Rrustemaj thotë se patën premtime edhe për rregullimin e kanalizimit, por kurrë s’ gjë.

“Na kanë thënë që do të bëhet kanalizimi, s’ e dimë kurrë se a do të bëhet”, thotë ai.

Fshati Drenoc i Deçanit e ka kanalizimin që është ndërtuar jo shumë kohë më parë. Por, banorët e fshatit janë në hall me ujërat e zeza që dalin nga kanalizimi dhe erën që verës bëhet problem serioz. Elez Mazreku, banor i fshatit Drenoc tha se era e cila kundërmon nga kanalizimi arrinë deri te shtëpitë.

“Po na pengon shumë, fëmija po më dhimën edhe të rinjtë se neve që i kemi bë nga 70-80 vjet, vec prej që është bë është me këto erna, sa del në një shakt sa del në tjetrin. E deri kur më, s’ e di. Verës, era vjen shumë e keqe, na era vjen era deri te shpia nëpër gypa kthehet e vjen era”, tha ai për KALLXO.com.

Elez Mazreku, banor i fshatit Drenoc

Kanalizim s’ ka as në fshatrat Isniq, Maznikë e Prilep. Derisa në Isniq ujërat e zeza derdhën në kanalin që përshkon pranë udhës kryesore të fshatit në fshatin Prilep kanalizimet dershën në lumin që përshkron atje. 

Prilep, kanalizimet dershën në lum

Vetë Komuna e Deçanit e ka pranuar se ka telashe me shtrirjen e kanalizimit në të gjitha fshatrat. Në një përgjigje me shkrim, komuna ka thënë se as gjysma e territorit të kësaj komune s’ mbulohet me kanalizim.

“Shtrirja e rrjetit të kanalizimit në komunën tonë përfshin rreth 27 % të territorit që do të thotë qyteti i Deçanit dhe një pjese e fshatrave për rreth ku derdhja bëhet në Lumin Lumbardhë në një impiant klasik tre shkallësh që është jo standard për ndotjen në natyre. deri më tani komuna jonë ka qenë e anashkaluar nga niveli qendror për marrjen e fondeve për ndërtimin dhe shtrirjen e kanalizimit në pjesë të tjera”, thuhet në përjgigjen e komunës.

ndërsa, komuna që udhëhiqet nga Bashkim Ramosaj e ka edhe një përgjigje për problmet me ujë. Sipas saj, të gjitha fshatrat tani kanë ujë.

“Komuna e Deçanit gjatë mandatit të Kryetarit Bashkim Ramosaj 3 fshatrat e fundit të cilat kanë qenë pa ujë sjellës ka përfunduar projekti për shtrirjen e ujësjellësit me ujë të pijës konkretisht në fshatrat; Ratish i Eperm, Ratish i Ulet, Maznik , do të thotë se i gjithë territori i komunës është i furnizuar me ujë te pijës”, ka konfirmuar Komuna e Decanit në një përjgigje për KALLXO.com.

udhët dytësore të paasfaltuara

Komuna e Deçanit udhët kryesore i ka të asfaltuara të gjitha pothuajse. Por, banorët e fshatit Ratishë e Strellc kanë kërkuar që të asfaltohen edhe disa rrugë dytsore.

Kryetari i fshatit Strellc pati edhe një kërkesë për prirësit e komunës. Sallih Rrustemaj kërkoi që të shtrohen edhe disa rrugë dytësore në këtë anë.

ndërsa, fshatarët në Ratishë i thanë ekipit të KALLXO.com se kanë nevojë për afaltimin e udhës që njihet si “udha e Kuçëve”.

“udha e Kuçëve” në fshatin Ratishë e Epërme

Ujë për ujëitje

Deçani llogaritët ta ketë një sipërfaqe pak më shumë se 288 kilometra katëror. Prej tyre, rreth 950 hektar llogaritet se është tokë pjellore.

Xhemaijl Haradinaj, përfaqësues i fshatit Ratishë e Epërme ka thënë se mungesa e ujit për ujëitje paraqet problem më të madh se mungesa e ujëjellësit në këtë fshat. Ai thotë se dikur funksionin disa kanale për ujëitje me të cilët ujitej toka bujqësore.

“Për këtë popullatë, problem më i madh është mungesa e ujit për ujëitje sesa uji për pije. Uji për ujëitje për ne është jetike. Kemi kërkuar disa herë për rregullimin e kanalit, për mirëmbajtjën e kanalit se si ka qenë më përpara, ngase më herët këndej pari është ujëitë tre-katër herë brenda ditës”, thotë ai.

Sipas tij, Po qe se kjo anë e fshtrave kanë ujë për ujëitjen e tokave bujqësore, të rinjtë do të punonin tokën e s’ do të kërkonin ta lënë fshatin.

“Me pas ujë për ujitje, ia ksihin pa popullata hajrin, edhe komuna ia kish pa hajrin se të rinjtë s’ kishin kërku me shku jashtë. Në komunë po na thonë që duhet shumë buxhet, s’ ka para të mjatueshme. Për mednimin tim, s’ kanë interesim, se kishin mujtë”, thotë Haradinaj.

Problemin me ujë të ujitjës e kanë edhe shumë fshatra të tjerë të Deçanit, duke përfshirë edhe Strellcin e Epërmë.

Bërllog në hapësira gjelbëruese

Deçani është ndër qytetet me natyrën më të bukur në Kosovë. Por, në disa pjesë të kësaj komune ambienti është ndotur nga bërllogu.

Deponitë ilegale shihen akoma nëpër disa pjesë të fshatrave në Deçan. Megjithatë, ekzekutivi ka thënë se po punohet që qyteti i Deçanit të jetë model të për të tjera komuna kur në pyetje është ambienti.

“Qyteti i Deçanit dhe fshatrat për rreth ka pasur për afërsisht 50 deponi ilegale por me funksionalizimin e kompanisë “Higjiena” dhe kthimi në kompani komunale ka bërë që Deçani ta merëe një pamje tjetër dhe të jetë model për komunat e tjera. Shumica e këtyre deponive janë eliminuar dhe janë kthyer ne hapësira te gjelbëruar (pyllëzuar). I gjithë territori i komunës sonë në dhjetor te vitit 2019 është mbuluar në shërbim dhe grumbullim te mbeturinave në ekonomi familjare dhe biznese”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Por, pamje të tjera vijnë nga vendi i njohur si “Qesta e Lloqanit” e në udhët dytësore që të çojnë në fshatrat Lumbardh e Rastavicë.

“Qesta e Lloqanit” në udhët dytësore që të çojnë në fshatrat Lumbardh e Rastavicë
“Qesta e Lloqanit” në udhët dytësore që të çojnë në fshatrat Lumbardh e Rastavicë
“Qesta e Lloqanit” në udhët dytësore që të çojnë në fshatrat Lumbardh e Rastavicë

Shëndetësia

Në fshatrat Ratishë e Epërme dhe Irzniq edhe pse objektet egzistojnë, shtëpitë e shëndetit s’ janë funksionale. KALLXO.com ka vizituar të dy objektet në këto fshatra, ato tashmë janë të boshatisura.

Objekti i Shtëpisë së Shëndetit në Irzniq

E, mos ofrimi i shërbimeve mjeksore po sjell shumë telashe për banorët e fshatrave. Ata thonë se për një shërbim u duhet të shkojnë në Qendren Kryesore Familjare në Deçan.

“Objekti i Ambulancës është që shumë vite në Ratishë të ulët, atje jemi kontrolluar, ka pasur edhe mjek rregullisht e kemi pasur një përparësi ngase ka qenë më pranë. Ne jemi pa shtëpi të shëndetit, ne për një sëmundje cfarëdo, jemi të detyruar që të shkojmë në Decan ose në Pejë. s’ na kanë premtuar për ndërtimin ose funksionalizimin, kinse s’ ka pacintë sa duhet”, thotë Xhemaijl Haradinaj nga Ratisha e Epërme.

Objekti i Shtëpisë së Shëndetit në Ratishë

Ai ka një shpjegim pse mungojnë investimet e komunës në fshatin e tij dhe fshatrat përrreth.

“Unë i kuptoj udhëheqsit e komunës, kjo shpjegohet me atë thnjën, kur shqiponja s’ ka ushqim për vete poe mbytke njërin zog e po e lëke vetëm njërin. Ne jemi pakicë, s’ kemi vota shumë, ua kam thënë edhe kshtu publikisht, ne s’ kemi shumë vota e për ata edhe investimet i dergoni tjetër kah. Neve na kanë lanë mas dore, pse me na lanë neve pas dore, gjithmonë të fundit na lëjnë. Një votë, një votë, edhe ajo është e shenjtë. Me 30 a 40 shtëpi, s’ ka vota shumë e normal që atje ku janë nga 700 shtëpi, ka investime”, vlerëson Haradinaj.

Shtëpia e Shëndetit në fshatin Prapaqan edhe pse është funskionale, aty s’ ka shërbim tërë kohën. KALLXO.com vizitoi objektin e AMF-së pak pas orës 13:00, por aty s’ punonte askush, ndonëse njftomi në derë thotë që orari i punës në të është nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 15:00.

Shpenzimi i parasë publike nga kumunarët në Deçan

Dreka dhe darka, ekzekutivi i Deçanit harxhoi mbi 40 mijë euro. Kështu konfirmoi vetë kjo komunë me anë të një përgjigje për KALLXO.com.

“Janë shpenzuar gjithsejte 40.315,00€ ( 12.010,00€ janë shpenzime për pije nga byffe brenda objektit të komunës dhe pjesa tjetër 28.305,00€ janë shpenzime për dreka dhe darka për evenimente të ndryshme)”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Mbi 67 mijë euro të tjera janë shpenzuar në karburante.

“Naftë e shpenzuar për ndërmarrjen komunale “Higjena” 26.986,00€, naftë e shpenzuar për ngrohje të objekteve të administratës 39,504,29€, naftë e shpenzuar për shëndetësi 50.209,00€ ( Naftë për ngrohje 29.994,00€, naftë për vetura të shëndetësisë 17.855,00€ dhe naftë për gjenerator 2.360,00€), nafte për Arsim 25.528,00€ (naftë për ngrohje të shkollave 22.413,00€ dhe naftë për vetura 3.115,00€)”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Deçanit.

Kjo komunë ka treguar edhe sa vetura ka në shfrytëzim.

“Komuna – Administrata ka 11 Vetura me qera sipas kontratës mes MAPL dhe MFT, ndërsa ne pronsim kemi 10 automjete tjera duke përfshi një autobus, një kombi bus, katër xhipa 2 toyota, 1mitsubishi dhe 1 suzuki dhe 4 automjete tjera, pa i përfshi edhe 7 automjete te njësisë se zjarrfikësve”, ka deklaruar ekzekutivi që udhëhiqet nga Ramosaj.

Barazia gjinore në Komunën e Deçanit

Gratë s’ përfaqësohen 50 për qind në Komunën e Deçanit. Kjo komunë ka vetëm dy gra drejtoresha, më shumë s’ kishte premtuar as në vitin 2017 kur kandidonte për kryetar komunë, Bashkim Ramosaj. Tani, ai ka mbajtë fjalën për vetëm dy gra drejtoresha.

“Dy drejtori do të udhëhiqen nga gratë”, kishte thënë ai në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Që tri vite, në komunën e Decanit regjistruan vetëm 132 gra pasurinë në emër të tyre. ndërsa, numri i grave të punësuara në komunë është 22.5 për qind. Në pozita udhëheqëse, gratë në komunën e Decanit përfaqësohen vetëm 6.7 për qind.

 



Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *