Dënohet e akuzuara për falsifikim të dokumenteve për veterane të luftës

loading...


Violeta Krasniqi, e akuzuar për deklarim të rremë dhe falsifikim të dokumentit me qëllim të fitimit të pensionit si veterane e UÇK-së, është dënuar sot me burgim me kusht dhe gjobë nga gjykata e Gjakovës.

Ajo për veprën penale të deklarimit të rremë u dënua me dënim me kusht prej 1 viti, i cili dënim s’ do të ekzekutohet Po qe se e njëjta s’ kryen vepër penale brenda 2 viteve.

kurse, për veprën penale të falsifikimit të dokumentit është dënuar me 1,000 euro gjobë.

Përveç kësaj, gjykatësi Drilon Haraçia ka shqiptuar edhe dënimin plotësues konfiskimin e certifikatës së veteranes, të lëshuar nga Komisioni Qeveritar për statusin e veteranëve.

Gjatë ditës së djeshme, Violeta Krasniqi kishte pranuar akuzën e Prokurorisë.

Një seancë kishte dështuar për shkak të mungesës së të akuzuarës.

Violeta Krasniqi kishte qenë e ftuar me anë të urdhëresës për sjellje me forcë nga Policia.

Sipas aktakuzës, në maj të vitit 2018 në cilësinë e palës në ecuri administrative ka paraqitur deklaratë të rrejshme se kinse ka qenë e regjistruar si ushtare aktive e armatosur e UÇK-së-zona e Dukagjinit, me qëllim të përfitimit të pensionit të veteranes.

Aktakuza shpjegon se më pas e njëjta si aplikuese për pensionin e veteranes ka përdorur dokumentin e falsifikuar- vërtetimin e Zyrës për çështje të Kategorive të dala nga lufta e UÇK-së në Prishtinë dhe të njëjtën e dorëzon në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale-Departamenti për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe  viktimave civile.

Kjo aktakuzë është ngritur me 3 shtator 2019.



Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *