Dënohet me 800 euro i akuzuari që ofroi për Policinë 50 euro ryshfet

loading...

Gjykata e Pejës, sot ka dënuar të akuzuarin E. R. për veprën penale dhënje ryshfeti.

I akuzuari E. R. është shpallur fajtor nga Gjykata e Pejës për shkak të 50 eurove që ua kishte ofruar si ryshfet zyrtarëve policor për të mos i shqiptuar dënimin për kundërvajtje pasi kishte vozitur makinën në gjendje të dehur.

andaj E. R. u dënua me dënim me gjobë në shumë prej 300 eurove dhe dënim me burgim prej 6 muajve i cili me pëlqimin e të akuzuarit E. R. u zëvendësua në dënim me gjobë në shumë prej 500 euro.

E. R. në total për veprën penale dhënje ryshfeti iu shqiptua dënim unik me gjobë në shumë prej 800 euro, të cilin duhet ta paguajë brenda 30 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

E si dënim plotësues gjykata ia shqiptoi edhe konfiskimin e kartëmonedhës prej 50 eurove, e cila pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit do të alokohet në buxhetin e Kosovës.

Sipas gjykatës, i akuzuari E. R. më 13 shtator 2020, rreth orës 23:20 minuta në një fshat të Pejës, në afërsi të pompës së derivateve “P. C” pasi ishte duke qarkulluar me veturën e tij ndalet nga Policia dhe  pasi i nënshtrohet alkootestit, konstatohet nga Policia se i njëjtin ishte duke vozitur makinën në gjendje të dehur.

Pasi ishte njoftuar nga Policia, se kishte kryer kundërvajtje i akuzuari E. R. nxjerr kartëmonedhën në vlerë prej 50 eurove dhe ua ofron policëve duke kërkuar prej tyre që ta lëshojnë dhe të mos merren me të.

Me të ofruar kartëmonedhën Policia e Kosovës e ka arrestuar të njëjtin dhe kartëmonedhën në vlerë prej 50 eurove e ka sekuestruar.

 

 

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *