Dënoj rëndë sulmin të ulët të bërë ndaj gazetarëve Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramanit Arsim Rexhepi, gjat…

Dënoj rëndë sulmin të ulët të bërë ndaj gazetarëve Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramanit Arsim Rexhepi, gjatë ditës së sotshme në komunën e Mitrovicës së Veriut. Unë shpreh mirënjohjen, respektin dhe solidaritetin e plotë me këta gazetarë të sulmuar në veçanti dhe të gjithë komunitetin e gazetarëve në përgjithësi, për misionin që ata kanë në mbrojtjen e fjalës së lirë. Duke iu dëshiruar të lënduarve shërim të shpejtë, iu bëj thirrje institucioneve të rendit që të vënë sa më shpejt përgjegjësit para ligjit.
loading...