Dënojmë ashpër hyrjen e trupave serbe në territorin e Kosovës, lejimi i KFOR-it dhe neglizhenca e qeverisë janë të papranueshme

loading...

 

Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Ky veprim i toleruar nga qeveria e Kosovës dhe KFOR është cenim i rëndë i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare. Është kërcënim i hapur ndaj tërësisë territoriale dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës.

Provokimet e vazhdueshme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar dhe brenda territorit të Kosovës në sytë KFOR-it që e ka atë përgjegjësi, janë të papranueshme.

Nevoja e relaksimit dhe mirëkuptimit të raporteve mes fqinjëve, s’ e arsyeton veprimin e futjes së ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Është e kundërta e atij qëllimi, është provokim dhe cenim i sovranitetit.

Në kohën kur udhëheqësit e lirisë, të shtetit dhe Kosova po goditen, pikërisht për luftën e drejtë kundër asaj ushtrie vrastare, s’ është momenti i eksperimenteve të tilla me simbolika që rikthejnë vetëm dhembjen dhe terrorin për qytetarët e vendit.

Asnjë deklaratë, asnjëherë s’ është lëshuar nga ushtria dhe ndonjë lider institucional serb, kundër veprimeve gjenocidale të Serbisë mbi popullatën civile në Kosovë.

Veprimi i tillë me ushtri, pas gabimeve të qeverisë Kurti dhe Hoti, në futjen pa kontroll të konvojeve “mjekësore dhe humanitare” në emër të pandemisë, për paqen dhe të ardhmen e raporteve mes dy shteteve janë më shumë se gabim – rrezikim dhe rrënim i asaj çfarë është arritur deri më tash.

Ftojmë qeverinë e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë me shpejtësi dhe veprime të drejtpërdrejta për t’i ndalur këto provokime të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit të vendit dhe shmangin çfarëdo konflikti të mundshëm që mund t’i cenoj të arriturat e deritanishme.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *