© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Depresioni

Depresioni , shenjat dhe simptomat

Çrregullimet depresive janë sëmundje në të cilat ulja e vazhdueshme e humorit dhe mungesa e ndjenjës së kënaqësisë në jetë (anhedonia) janë tipare të dukshme dhe të qëndrueshme. Çrregullimet depresive ndahen në Depresion Madhor (që mund të ketë një episod të vetëm ose episode të përsëritura depresive) dhe në Distimi. Një episod depresiv quhet kur ka të paktën 5 nga 9 simptomat e përcaktuara dhe ku humori depresiv ose interesi e kënaqësia e ulur ndaj aktiviteteve të përditshme janë të pranishme. Simptomat e tjera përfshijnë humbjen ose fitimin e dukshëm të peshës, pagjumësinë, axhitimin ose frenimin, përqëndrimin e pakët, ndjenjat e pashpresa dhe mendimet përsëritëse rreth vdekjes. Distimia përfshin humorin depresiv ose te irritueshëm dhe dy nga pesë simptomat që mund të jenë ulje e oreksit, pagjumësi, energji e ulur, vetëvlerësim i ulur, përqëndrim i pakët dhe ndjenja e mungesës së shpresës.

A është depresioni sëmundje mendore?

Depresioni është një çrregullim i shëndetit mendor. Është më shumë se vetëm një ndjenjë përkohësisht e keqe për ndonjë arsye të veçantë; është një çrregullim mjekësor që ka nevojë për ndihmë profesionale dhe mund të trajtohet. Ndonjëherë nuk është e lehtë të dallosh ndjenjat e trishtimit që përjeton dikush kohë pas kohe nga një çrregullim depresiv.

Shenjat e depresionit nuk duhen ngatërruar me shqetësime ose vuajtje normale: depresioni është një sëmundje që përfshin shenja dhe simptoma që zgjasin javë, muaj apo vite, pa njohjen e gjendjes ose pa trajtimin e duhur. Kur je në depresion ndjenja e trishtimit është më e fortë dhe zgjat në kohë, duke ndikuar në aktivitetin e përditshëm, dhe duke penguar shijimin e gjërave që më parë jepnin kënaqësi. Në dallim nga shqetësimi mendor si reagim ndaj ngjarjeve jetësore, çrregullimet mendore si depresioni janë më pak të zakonshme dhe mund të ndodhin me ose pa ndonjë shkak të dukshëm.

A ka depresioni një histori familjare?

Në shfaqjen e depresionit luan rol faktori gjenetik, por deri më tani nuk ka qenë e mundur të identifikohet një gjen i veçantë që shkakton fillimin e një episodi depresiv. Shumë studime kanë treguar se gjasat e zhvillimit të depresionit trefishohen për njerëzit me prindër apo vëllezër/ motra në depresion, krahasuar me njerëzit që nuk kanë të afërm të prekur nga depresioni. Por për zhvillimin aktual të çrregullimit mendor, duhet të jenë të pranishëm faktorë të tjerë gjithashtu.

Cilat

janë shenjat e depresionit dhe simptomat më të zakonshme?

 

    • Gjendja vazhdimisht trishtuese, anksioze ose boshe;

 

    • Humbja e interesit në aktivitete që dikur ishin interesante apo të kënaqshme;

 

    • Lodhja e pazakontë, niveli i ulët i energjisë, ndjenja e ngadalësimit;

 

    • Humbja e oreksit (me humbje peshe) ose ngrënie e vazhdueshme (me shtim në peshë);

 

  • Shqetësimi i gjumit dhe pagjumësia, zgjimi herët në mëngjes ose gjumë i gjatë;

 

  • Humbja e shprehjes emocionale (ndikim i sheshtë);

 

  • Ndjenjat e mungesës së shpresës, pesimizmit, fajit, pavlefshmërisë ose vulnerabël;

 

  • Tërheqja sociale;

 

  • Problemet me përqendrimin, kujtesën apo marrjen e vendimeve;

 

  • Nervozizmi ose irritimi i pazakontë;

 

  • Problemet e vazhdueshme fizike të tilla si dhimbje koke, çrregullime të tretjes ose dhimbje kronike që nuk i përgjigjen trajtimit;

 

  • Mendimet rreth vdekjes, vetëvrasjes, përpjekjet për vetëvrasje ose dëmtim të vetes.

Çrregullimet depresive nuk janë vetëm çrregullime psikologjike por përfshijnë procese biologjike, simptomat fizike janë shumë të zakonshme:

 

    • Reduktimi i oreksit dhe humbja e peshës;

 

    • Humbja e interesit seksual;

 

    • Dhimbje koke;

 

    • Marramendje;

 

    • Problemet me zemrën;

 

    • Problemet me frymëmarrjen;

 

  • Ankesat gastrointestinale;
  • Dhimbje barku.


Sa
i përhapur është depresioni?

Depresioni është shumë i zakonshëm; në të vërtetë është një nga problemet më të zakonshme të shëndetit mendor. Një në katër ose pesë individë do të përjetojë depresion në një fazë të jetës së tij. Rreth 20 milionë qytetarë evropianë vuajnë nga depresioni çdo vit (OBSH, 2008). Barra e depresionit është e madhe: prek rreth një në katër gra dhe një në tetë burra gjatë jetës së tyre. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 6.2% e fëmijëve dhe adoleshentëve në moshën 9 deri në 17 vjeç vuajnë nga depresioni, gjë që është më e zakonshme te femrat.

Depresioni mund të prekë këdo. Burrat dhe gratë e çdo grup-moshe, niveli arsimor dhe statusi social dhe ekonomik vuajnë nga depresioni. Depresioni shpesh përsëritet pas një episodi të parë, dhe mund të bëhet kronik nëse nuk diagnostikohet dhe nuk trajtohet. Tek paraadoleshentët, megjithëse 10- 15% e fëmijëve duken depresivë, vetëm 2% janë të diagnostikueshëm si depresivë sipas kritereve te DSM V.

Ka një rritje të  dukshme të crregullimit depresiv te adoleshentët. Ka një diferencë të vogël në përqindjen e humorit depresiv dhe crregullimit depresiv midis paraadoleshentëve djem dhe vajza, por në moshën e adoleshencës vajzat në krahasim me djemtë janë depresive në raportin 2 me 1. Arsyet për këtë mund të gjenden në diferencat hormonale ose psikologjike.

Psikoterapia

psikodinamikePsikoterapia psikodinamike bazohet në njohuritë e psikoanalizës. Bëhen supozime të ngjashme në lidhje me shkaqet e çrregullimeve psikiatrike, domethënë ato janë rezultat i problemeve emocionale në mendjen e pandërgjegjshme. Në dallim me psikoanalizën, kjo lloj psikoterapie merret me konfliktet aktuale të brendshme dhe me marrëdhëniet e klientit me të tjerët. Trajtimi bëhet në një pozicion ulur, ku terapisti dhe klienti kanë kontaktin me sy. Qasja e terapistit mund të jetë nga pasive në pjesëmarrje dhe sigurimin e strukturës.

Këshillimi mbështetës

Disa psikoterapistë mund të përdorin një qasje mbështetëse, përqasje këshillimi jodirektiv, vetëm ose në kombinim me qasje të tjera terapish. Këshillimi mbështetës gjithashtu përdoret rregullisht nga profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor dhe vullnetarët. Ky lloj këshillimi ka për qëllim të sigurojë atmosferë mbështetëse për klientin për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo arrihet nga terapisti duke dëgjuar me vëmendje dhe inkurajuar personin të flasë për gjendjen e tij, dhe të eksplorojë zgjidhje të mundshme në mënyrë të kujdesshme dhe të respektueshme. Ky lloj këshillimi mund të ndihmojë për të siguruar dhe fuqizuar klientin, por efikasiteti i tij afatgjatë në trajtimin e depresionit, ende nuk është shfaqur/vërtetuar.

Ndërhyrjet sociale dhe ndërhyrjet e tjera.

Këto përfshijnë aktivitetet sociale, strategjitë relaksuese, stërvitjen e moderuar të rregullt, pushimin mjekësor (nëse është e nevojshme), të mësuarit rreth sëmundjes dhe si të angazhohen në ndihmën ndaj vetes. Këto aktivitete mund të ndihmojnë në nxitjen e shpresës dhe fuqizimit që shtojnë efektin terapeutik të barnave dhe psikoterapisë.

Disa lloje të tjera të trajtimeve, të quajtura plotësuese ose alternative, mund të jenë shumë të popullarizuara. Megjithatë, shpesh ekzistojnë dëshmi të kufizuara për efektivitetin e trajtimeve të tilla.

Depresioni është sëmundje reale

  • Depresioni është gjendje serioze
  • Depresioni nuk është stres apo thjesht të mosndjerit mirë
  • Depresioni nuk është thjesht një çrregullim psikologjik
  • Depresioni përfshin procese biologjike
  • Depresioni është çrregullim mendor
  • Depresioni është sëmundje sistemike
  • Depresioni është çrregullim i zakonshëm
  • Depresioni mund të prekë çdo njeri
  • Depresioni mund të përsëritet apo të jetë kronik

Po, depresioni mund të prekë të rinjtë. Në fakt, një numër i madh episodesh të depresionit që shfaqet për herë të parë prek adoleshentët, sikurse dhe çrregullimet mendore.

Çrregullimet gjatë fëmijërisë

  • Çrregullime të qëndrueshme të zhvillimit/autizmi
  • Çrregullime të deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit/ADHD
  • Çrregullime të ankthit
  • Çrregullim obsesiv kompulsiv

Çrregullimet gjatë adoleshencës

  • Abuzim me substancat
  • Anoreksi nervore
  • Çrregullim i depresionit madhor
  • Çrregullim bipolar
  • Skizofreni
  • Bulimi nervore

Në termat e frekuencës së tij, ashpërsisë dhe rrezikut për akte vetëvrasëse, depresioni është çrregullimi më i rëndësishëm mendor që mund të ndodhë në adoleshencë, edhe pse çrregullimet e ankthit janë më të shpeshta. Kushtet neuropsikiatrike janë problemet më shqetësuese të shëndetit mendor në adoleshencë.

Nëse ju mendoni për klasën tuaj, me rreth 30 nxënës, mesatarisht dy prej tyre do të kenë depresion, tre prej tyre do të kenë disa lloje çrregullime të ankthit dhe një prej tyre do të ketë ADHD. Çrregullime të tjera mendore janë të rralla.

Prevalenca e çrregullimit mendor tek të rinjtë

  • Depresioni (6%)
  • Psikozat (1%)
  • Çrregullimet e ankthit (10%)
  • ADHD (4%)
  • Anoreksia nervore (0,2%)
  • Total (15-20%)

Përkthimi në “mesatare” klasa

(ca. 30 student)

  • Depresioni (2)
  • Psikozat (rrallë)
  • Çrregullimet e ankthit (3)
  • ADHD (1)
  • Anoreksia nervore (rrallë)
  • Total (4-5)

Një numër arsyesh që lidhen me të qenurit adoleshent mund t’i bëjë të rinjtë më të predispozuar për zhvilluar çrregullime depresive:

  • Adoleshenca është një proces tranzicioni midis fëmijërisë dhe pjekurisë;
  • Adoleshenca është një stad i zhvillimit njerëzor ku pjekuria e trurit dhe sfidat sociale rriten në mënyrë të përshpejtuar;
  • Adoleshenca është një stad i zhvillimit psikosocial ku ndërtimi i identitetit, kërkimi për autonomi, dhe përjetimi i eksperiancave të reja mund të prodhojnë rreziqe të reja dhe humbje.

Prindërit, mësuesit dhe shoqëria nuk kuptojnë shpesh që një adoleshent vuan prej depresionit.

Shumicën e kohës, ndryshimet nuk interpretohen si shenja të mundshme të çrregullimeve mendore dhe depresionit, por interpretohen si sjellje tipike të moshës.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.