Deputetët Lekaj dhe Haxhiu kishin kontakt me infermierin e prekur nga Coronavirusi në Spitalin e Gjakovës

Mbrëmjen e djeshme u konfirmua se një infermier i Spitalit të Gjakovës është infektuar me koronavirus, pasi i njëjti kishte kontakt me një këngëtar të konfirmuar para disa ditësh.

loading...

Lajmin se është infektuar infermieri e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit Hilmi Shala. “Po mund t’ju konfirmoj se një infermier i Spitalit të Gjakovës ka rezultuar pozitiv me koronavirus”, ka deklaruar Shala mbrëmë.

Gazeta ka mësuar se ky infermier ka qenë i pranishëm gjatë vizitës së dy deputetëve të AAK-së Pal Lekaj dhe Teuta Haxhiu, të hënën më 16 mars. Gazeta e ka të konfirmuar identitetin e infermierit nga burime zyrtare, por të njëjtin nuk do ta publikojë për të ruajtur privatësinë e tij.

Dy deputetët duket se janë në dijeni për këtë informacion, pasi të paktën njëri prej tyre, deputetja Haxhiu, ka thënë se e njeh infermierin e prekur nga koronavirusi por sipas saj gjatë vizitës kanë qenë të mbrojtur.

“Po e di kush është, por s’ka ndonjë rrezik sepse kemi qenë të mbrojtur dhe i kemi respektuar të gjitha rregullat gjatë vizitës”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se po qëndron në shtëpi pasi kështu po kërkohet, por nuk ka pranuar të deklarohet nëse do të vetizolohet pas këtij rasti. Haxhiu nuk ka folur as nëse do të shkoj në Kuvend nëse i kërkohet. “Nuk mund të flas për pjesën politike, folim vetëm për shëndetësi”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq Lekaj nuk e ka hapur telefonin dhe nuk ka kthyer përgjigje as me SMS në pyetjet e gazetës./BotaSot.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *