Deputeti i LDK-së i kërkon Qeverisë rritje të pagës së punëtorëve shëndetësor

loading...
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në kuadër të epidemisë së Koronavirusit ka propozuar edhe rritje të pagës së punëtorëve shëndetësor, siç ka thënë, bazuar në performancë dhe rrezikshmëri në punë, raporton portali “Front Online”.
Avdyli ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se tregimi i suksesit të përballimit të kësaj pandemie në botë dhe në Kosovë mbetet angazhimi i punëtorëve shëndetësor në kushte edhe të rrezikut për shëndetin e tyre.
“Sot në Komision për Shëndetësi, perveç përshendetjes së masave të deritashme , propozova për Qeverinë, që nga Fondi Emergjent prej 10 milion € pêr pêrballimin e Epidemisë, përveç mbrojtjes së tyre ,të bëhet edhe rritja e pagës për punëtorë shëndetësor bazuar në performancë dhe rrezikshmërisë në punë. Tregim i suksesit të përballimit të kësaj pandemie në botë dhe në Kosovë mbetet angazhimi i punëtorëve shëndetësor në kushte edhe të rrezikut për shendetin e tyre”, ka shkruar Avdyli.

Related posts