Deputetja Kadaj- Bujupi me tri kërkesa ndaj qeverisë Hoti


loading...

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj- Bujupi, tha se shtroi tri kërkesa ndaj qeverisë aktuale.

Kërkesa e parë ishte ndaj ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj nga i cili Kadaj Bujupi ka kërkuar të hapen dyert e QKUK-së dhe të hiqet pagesa për hyrje.

“Çdo hyrje është 1 euro, çdo orë shtesë 50 cent. Varfëria po rritet qytetarët kanë nevojë me shku përditë në QKUK kërkoj nga Zemaj ta shfuqizojë kërkesën për pagesë”, tha ajo.

Kërkesa tjetër është furnizimi me maska për studentët.

“Për çdo ditë po dëgjojmë që qeveria po merr ndihma maska e materiale të ndryshme kjo është për tu përshëndetur. Por ende në institucione publike përveç në Kuvend që i marrim maskat falas qytetarët obligohen t’i blejnë kjo është e papranueshme. Studentët në UP nevojitet që nga sot të furnizohen me maska. Është kohë provimesh”, tha ajo.

Kërkesa e tretë e saj ishte ndaj Ministres së Financave për të dhënë një njoftim zyrtar ndaj tërheqjes së 10 për qindëshit nga TRUST-i.

“I kemi disa informata për tërheqjen e 10 për qindëshin nga fondi i kursimeve pensionale. Ministria tha se janë në dakordim kurse TRUST-i e tha të kundërtën. Na nevojitet zyrtarisht një njoftim në cilin fazë është ligji. A nevojitet Kuvendi me marrë në dorë plotësim ndryshimin e ligjit. Nga sot të bëjmë veprime konkrete në të mirë të qytetarëve”, tha ajo.



loading...