Deri në 1500 euro rriten rrogat për mjekët specialistë në Maqedoni, ja kur fillon pagesa

Deri në 1500 euro rriten rrogat për mjekët specialistë në Maqedoni, ja kur fillon pagesa
Nga muaji shkurt punonjësit shëndetësor, mjekët, infermierët, mjekët e ri specializantë dhe personeli ndihmës teknik do të marrin paga më të larta. 
Kjo u bë e ditur sot nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha se kjo bëhet në përputhje me marrëveshjen kolektive të arritur me të dy Sindikatat (Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale dhe Sindikata e Qendrës Klinike), që ishte nënshkruar disa ditë përpara se të fillojë me punë Qeveria teknike. “Bëhet fjalë për marrëveshje e cili erdhi pas një procesi inkluziv të dialogut social që e udhëhoqëm në vazhdimësi gjatë periudhës së shkuar”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë. Sipas tij, nga muaji shkurt mjekët specialistë do t’i kenë pagat nga 100 mijë denarë. Gjithashtu rritje të pagave do të ketë edhe për të punësuarit e tjerë shëndetësor. Për infermierët 20-23% rritje, mjekët e përgjithshëm 25%, 15% për bashkëpunëtorët shëndetësisë si dhe 5% rritje për punëtorët teknik. Ndërkaq nga rritja e pagave janë të përjashtuar administratorët e shëndetësisë.(INA)
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *