Deri tani rreth 300 punonjës shëndetësorë të Kosovës kanë marrë vaksinat antiCOVID në Shqipëri


Rreth 300 punonjës shëndetësor të Kosovës kanë marrë vaksinat antiCOVID në .

Procesi i vaksinimit pritet të përfundojë këtë të shtunë. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, .

“Procesi i vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë është duke shkuar mirë. 300 punonjës janë vaksinuar deri sot dhe të shtunën do të ky cikël. Për fat të mirë s’ kemi pasur asnjë ankesë deri tani. Mirëpo fat i keq është se ka kërkesa të mëdha për vaksinim, por ne i kemi mundësitë e limituara”, ka thënë Syla.

Tutje, Syla tha se shpreson që ministri i ri i Shëndetësisë, të kontaktojë me Republikën e Shqipërisë dhe të vazhdojë procesi i vaksinimit të punonjësve shëndetësor.

“Por shpresojmë se ministri i ri Shëndetësisë të vjen në kontakt me Republikën e Shqipërisë dhe të vazhdojnë këtë proces që e kemi nisur ne si Federatë. Më tepër se 500 vaksina s’ kanë mundur as ata të sigurojnë, kërkesat janë shumë në rritje”, u shpreh ai.

Syla tha se në përgjithësi punonjësit që kanë marrë këto vaksina kanë kaluar mirë dhe me ankesa që janë normale.

Ndryshe, Republika e Shqipërisë kishte siguruar 500 vaksina për për punonjësit shëndetësor të Kosovës. kishte filluar javën e kaluar dhe punonjësit kanë marrë vaksinat në qytetin e Kukësit.

i Shqipërisë, kishte deklaruar se vaksinimi duhet të bëhet në Kukës, pasi kompania që ka prodhuar ato vaksina s’ lejon që ato të dalin jashtë shtetit.

“Ne s’ do t’u lëmë në asnjë mënyrë vetëm atje ngase në fund të fundit jemi një. Edhe fakti që bëhet në Kukës lidhet me atë që kompanitë s’ lejojnë nxjerrjen e dozave jashtë. Kukësi është dhe i Shqipërisë dhe i Kosovës”, kishte deklaruar Rama.

Ndërkohë, në akoma s’ kanë arritur vaksinat antiCOVID përkundër së është thënë se tashmë kanë kryer të gjitha ecuritë e nevojshme për sigurimin e tyre.

Numri i rasteve me vazhdon të rritet në , ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 781 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 803.

Postime të ngjashme