Deshire Shehu, për të dytën herë asambliste në komunën Knittelfeld të Austrisë

loading...

Në vitin 2015 ajo ishte zgjedhur për herë të parë asambliste, kurse të dielën, shqiptarja nga Fushë Kruja fitoi edhe një mandat tjetër pesë vjeçar

E Hënë, 29 Qershor 2020 – 20:50
Arben Gjinaj

Deshire Shehu ka fituar për të dytën herë zgjedhjet komunale që janë mbajtur të dielën në landin Steiermark në Austri. Ajo është zgjedhur  asambliste për Këshillin Komunal të Knittelfeldit.

Ajo ishte pjesë e 10-të personave të parë në listën e partisë SPÖ, e cila parti në këtë komunë triumfoi me 58,97 % duke fituar 20 vende në asamble, shkruan albinfo.ch.

“Është herët a vonë shumë e lumtur për ne. Kemi fituar absoluten. Pas 20 vitesh, partia SPÖ fiton sërish 20 vende. Kjo është një fitore e madhe”, thotë ajo për Albinfo Austria, teksa falënderon të gjithë votuesit dhe partinë për përkrahjen.

“Falënderoj të gjithë ata që besuan dhe votuan për ne. Po ashtu falënderoj edhe Albinfo.at për përkrahjen e madhe. Është një fitore për të gjithë ne dhe do të mundohem të jam zë i të gjithëve”, thekson ajo.

Deshira është nga Fushë Kruja dhe prej vitit 1997 jeton në Austri. Në Knittelfeld ajo ka mbaruar shkollën e Infermierisë ku edhe punon në spitalin e këtij qyteti. Që prej shumë vitesh është anëtare e Partisë Socialdemokrate – SPÖ. Në vitin 2015 zgjidhet për herë të parë asambliste, kurse të dielën ajo fitoi edhe një mandat tjetër pesë vjeçar.

Deshira, duke festuar fitoren me anëtarët e partisë



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *