Mon. May 23rd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Fjalori Mjekësor

Çka është dezinfektimi?

Veprimi me qëllim të asgjësimit të mikrobeve sëmundje-shkaktuese në mjedisin që rrethon njeriun, me ndihmën e lëndëve kimike, fizike apo biologjike, quhet dezinfektim.

Dezinfektimi thënë ndryshe është heqja e organizmave të dëmshëm ose shkaktarë të sëmundjeve, me qëllim parandalimi të infeksioneve ose bllokimi i shpërndarjes së tyre.

Dezinfektimi është njëri prej veprimeve të organizuara të cilat ndërmerren, në përputhje me indikacionet higjijeno-sanitare, për mbrojtje dhe përmirësim të kushteve jetësore.

Dezinfektimi (latinisht desinfectio – des(pa,jo), inficere (infektim, i keq) -asgjësim, shkatërrim) që do të thotë veprim që synon asgjësimin apo shkatërrimin e mikroorganizmave më të padëshirueshme. Për këtë qëllim, përdoren mjete fizike dhe kimike. Kjo procedurë asgjëson, heq ose pengon shumimin e popullsive të tjera të organizmave. Dezinfektimi përdoret dhe është përdorur larg apo jashtë një organizmi të gjallë në ambientin e jashtëm (tokë, ujë, ajër, dhe në rastin e objekteve të kujdesit shëndetësor, fabrika ushqimore, etj.).

E rëndësishme është fakti se dezinfektimi s’nevojitet të shkatërrojë spore bakteriale. Me rrezet e diellit dhe proceset e fundërrimit, filtrimit dhe zbërthimit kryhet dezinfektimi në natyrë.

Sot, veprimtaritë e biznesit të institucioneve të kujdesit shëndetësor është e pamendueshme pa përdorimin e procedurave me antiseptik dhe dizinfektantët e rijë.

Dezinfektimi ka filluar të përdoret pas vitit 1865 kur kimisti francez Lui Paster zbuloi se infeksionet janë të shkaktuara nga mikrobet.

Në rast se qëllim është shkatërrimi i plotë i të gjitha organizmave të gjalla (përfshirë viruset dhe sporet), flitet sterilizim.

Fjalët në përdorim: Dezinfektim është përcaktuar si shkatërrimi i të gjitha organizmave patogjene ose organizmave të aftë për të dhënë rritje të infeksionit.

Dezinfektues ose germicidi është një substancë e cila shkatërron mikrobet e dëmshme (jo zakonisht sporet) dhe kështu parandalon transmetimin e sëmundjes.

Antiseptik është një substancë e cila shkatërron ose pengon rritjen e mikroorganizmave. Një dezinfektues në përqendrime të ulëta që veprojë si një antiseptik. Antiseptiku mund të aplikohet në mënyrë të sigurt në indet e gjalla.

Detergjent, Larës, është një agjent pastrimi i cili vepron duke ulur tensioni sipërfaqësor p.sh. sapunit.

Deodorant është një substancë e cila liron erë p.sh. erë e keqe e zbardhuesit pluhur.