Dhembjet e qafës

Dhembjet e qafës janë ndër shqetësimet e shpeshta me të cilat përballemi gjatë përditshmërisë.
Qafa kryen aq shumë lëvizje, madje edhe kur flasim dhe ne nuk e vëmë re. Pas dhimbjeve të mesit, në vendin e dytë vijnë dhimbjet e qafës, të cilat ne i hasim më shpesh.

Nga se shkaktohen dhembjet e qafës ?

·         Mbajtja e çantave të rënda
·         Distonia Cervikale
·         Spondiloza Cervikale
·         Mbajtja e telefonit mes qafës dhe shpatullës
·         Stresi emocional
·         Fibromialgjia
·         Hernia diskale
·         Meningjiti
·         Tendosja e muskujve
·         Osteoartriti
·         Qëndrimi i gabuar
·         Artriti reumatoid
·         Stenoza spinale
·         Sindroma e përkohshme mandibululare

Shkaktari më i shpeshtë i dhimbjes së qafës është spondiloza
Spondiloza cervikale është sëmundje degjenerative e unazave të qafës që ndryshe njihet edhe si osteoartritis i cili shkakton ndryshim të hapsirës në mes të unazave dhe formimin e disa zgjatimeve eshtërore në nyje(osteofite).Gjat kohes këto ndryshime mund të shkaktojn komprimim(shtypje)të nervave dhe të eneve te gjakut që mund të rezultojnë me paaftesi funksionale.

SIMTOMAT:
– DHIMBJE NË QAFË
– KOKËDHIMBJE
– MARRAMENDJE
– DHIMBJE NË KRAH DHE PËRGJAT DUARVE
– NDJESI SHPIMI DHE MPIRJE
– SHTANGIM DHE KUFIZIM I LËVIZJEVE TË   QAFËS
– HUMBJE E ORIENTIMIT HAPËSINOR ETJ.

Ndonjëherë mund të kemi edhe herni diskale.
Deri te hernia diskale vie kur struktura kërcore mes dy vertebrave e cila shërben si “jastëk”, fillon të dëmtohet dhe rrëshqet nga vendi duke shtypur nervat që dalin nga kurrizi.
Varësisht nga nervi i ndrydhur shfaqen edhe dhembjet në duar apo qafë.
Kur kjo rrëshqitje e diskut ndrydh palcën e kurrizit, atëherë simptomat janë më të rënda deri te paraliza. Manifestohet me dhimbje të forta dhe lëvizshmëri të kufizuar, apo dobësim të forcës muskulore. Dhimbja vjen papritur dhe largohet papritur.

Ngushtimi i kanalit të shtyllës kurrizore

Mjaft serioz është edhe ngushtimi i kanalit të shtyllës kurrizore në zonën e qafës, të belit, por edhe në zona të tjera. Është një problem që rrallë ndodh tek moshat e reja (nën 50 vjeç) dhe kur ndodh është rezultat i LËNDIMEVE ose TRAUMAVE të ndryshme. Kjo vjen më shpesh si rezultat i degjenerimit të vertebrave me rritjen e moshës (procesi fiziologjik i plakjes).

Ngushtimi (ose stenoza) është një problem mjaft serioz dhe dhimbja është vetëm një nga simptomat. Mund të ndjeni dobësi, mpirje duarsh, këmbësh, çrregullime të ekuilibrit. Në këto raste, kirurgjia është alternativa më e mirë.

Meningjiti

Meningjiti është një inflamacion i indit të hollë që rrethon trurin dhe palcën kurrizore. Te njerëzit që kanë meningjit kemi kto simtoma: Ethet dhe dhimbja e kokës, shpesh, shoqërohet edhe me dhimbje të qafës, Temperaturë te lartë.

Tumoret e shtyllës kurrizore

Nuk duhet të lëmë pa përmendur edhe tumoret e shtyllës kurrizore, të cilat japin dhimbje të forta të qafës dhe të kokës (në varësi të vendit të lokalizuar), si rezultat i shtypjes (komprimimit) të fijeve nervore te palcës së kurrizit.

Fibromyalgia

Është një sindromë karakteristika kryesore e të cilit është dhimbja kronike. Dhimbja shpesh ndihet në të gjithë trupin, në muskuj, tendona dhe inde të buta. Njerëzit me fibromialgi shpesh përjetojnë lodhje në ditë, të cilat mund të jenë të rënda, si dhe depresioni, ankthi dhe problemet e kujtesës. Gratë e moshës 20-50 janë në rrezikun më të lartë për fibromialgji. Meshkujt zhvillojnë fibromialgji, por gratë janë më shumë se 10 herë sa ka gjasa që meshkujt të zhvillojnë sindromën.

TERAPIA FIZIKALE:

– Mundëson lirimin e spazmit dhe tendosjet muskulare,eliminimin e dhimbjës, rikthimin e amplitudës së levizjes,rikthimin e funksionalitetit të nervave,rikthimin e forces muskulare si dhe rikthimin e aftësive për kryerjen e aktiviteteve të përditeshme jetësore.
Fizioterapeut Armend ELEZI  045-620-918📞

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja cilat janë 10 ushqimet që djegin dhjamin!

Sun Feb 24 , 2019
Shumica e njerëzve duan të humbin peshë dhe kur vjen puna për ta arritur qëllimin bëjnë gjithçka për t’a hequr dhjamin. Në internet, por jo vetëm, qarkullojnë dhjetëra mënyra për të djegur dhjamin e tepërt dhe për të arritur peshën ideale.  Dietologët theksojnë se çelësi është ushqimi i shëndetshëm dhe […]