Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale

loading...
Neni 380
Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale
1.  
Kushdo që strehon
kryesin e ndonjë vepre penale, përveç veprave penale të parapara në paragrafin
2. të këtij neni, ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit
përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër, ose kushdo që
strehon personin e dënuar apo ndërmerr veprime për pengimin e arrestimit,
ekzekutimit të dënimit apo urdhrit për trajtim të detyrueshëm, dënohet me gjobë
ose me burgim deri në një (1) vit.
2.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
ka të bëjë me një apo më shumë prej veprave penale në vijim, kryesi dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet:
2.1. vrasja e
rëndë;
2.2. vrasja;
2.3. sulmi me
lëndim të rëndë trupor;
2.4. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XIV – Veprat
penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës;
2.5. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XV –
Veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën
ndërkombëtar

2.6. ndonjë vepër
penale nga Kapitulli XX – Veprat penale kundër integritetit seksual;
2.7. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXXIII –
Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare;
2.8. ndonjë vepër
penale nga Kapitulli XXIII – Veprat penale të narkotikëve;
2.9. ndonjë vepër
penale nga Kapitulli XXIX – Veprat penale të armëve;
3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
ka të bëjë me vepër penale të dënueshme me burgim të përjetshëm, kryesi dënohet
me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
4.  
Dënimi i paraparë
me paragrafin 1. të këtij neni nuk mund të jetë më i ashpër, as sipas llojit e
as sipas lartësisë, se dënimi i përcaktuar për veprën penale të kryer nga
personi të cilit i jepet ndihma.
5.  
Me përjashtim të
veprave penale që përfshijnë abuzimin e fëmijëve dhe dhunën në familje, personi
nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse është në lidhje familjare
me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte,
vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin
kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *