Dhënia e ryshfetit

loading...
Neni 422
Dhënia e ryshfetit
1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për vete apo
për një person tjetër i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme
apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të
mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim
deri në pesë (5) vjet.
2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për vete apo
për një person tjetër i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme
apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të
mos veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim
në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë
dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. ose
2. i këtij neni e ka dhënë dhuratën e paarsyeshme apo përfitimin me kërkesë të
personit zyrtar apo personit përgjegjës dhe e lajmëron veprën para fillimit të
procedurës penale ose para se ta dijë që ka filluar procedura penale, gjykata
mund ta lirojë nga dënimi.

KODI NR.
06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *