Dhënie enorme e injeksioneve dhe infuzioneve në Qendra të Mjekësisë Familjare



Dhënie enorme e injeksioneve dhe infuzioneve në Qendra të Mjekësisë Familjare
Gazeta Shëndeti ka mësuar përmes disa burimeve në Qendra të ndryshme të Mjekësisë Familjare se është duke ndodhur dhënie enorme e injeksioneve dhe infuzioneve madje edhe për gjendje klinike shëndetësore të cilat mund të trajtohen me forma joampullare.
Burimet tona thanë se mjekët po detyrohen që të japin injeksione dhe infuzione nga insistimi i pacientëve të cilët shpesh herë bëhen edhe agresiv dhe kërcënojnë personelin shëndetësor nëse nuk iu përshkruhen injeksione ose infuzione.
Dhënia e tepërt e injeksioneve dhe infuzioneve po shkakton edhe shfrytëzim joadekuat ose joracional të barnave që gjenden në QKMF-të e ndryshme.
Poashtu mjekët detyrohen edhe që të japin udhëzime të ndryshme sepse kërcënohen nga pacientët për dhënie të udhëzimeve.
Disa burime tjera thanë për Gazetën tonë se gjatë ndërrimit të natës kemi mbi 100 vizita ku shumica prej tyre nisen që nga shtëpia me mendimin se ” nuk po shkoj me u kontrollu por po shkoj me marr injeksion ose infuzion”. 
Gjatë ndërrimit të natës “Qendrat e Mjekësisë Familjare” shëndrrohen në “Urgjenc” por në fakt përsëri mbeten Mjekësi Familjare se shumica prej pacientëve janë po të njejtit njerëz që janë kontrolluar paradite dhe pasdite dhe tani vinë përsëri për t’u “mbidozuar” me injeksione ose infuzione me arsyetime nga më të ndryshmet dhe nga më banalet si: “m’ka lshu trupi”, “nuk po më merr gjumi”, “jam i kput”, “erdha se spo muj me flejt” etj.
E pabesueshme por e vërtetë përfundojnë reagimet burimet tona./Gazeta Shëndeti
Shih edhe:  Gabimet e mjekëve në Kanada shkaktojnë 28 mijë vdekje në vit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *