Dhunim seksual në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari


loading...

Një i dyshuar është arrestuar në Mitrovicë pas ankesave të një personi të gjinisë femërore se është dhunuar seksualisht disa herë nga i njëjti.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:20.

Viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Ajo është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin rajonal të Mitrovicës dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se nga i dyshuari është dhunuar disa herë seksualisht.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti, i cili po trajtohet si dhunim dhe lëndim trupor, vazhdon të hetohet.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *