Mon. Aug 8th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Shmangia e darkës, Nëse dëshironi të humbni kilogramë apo thjesht jeni të lodhur për të përgatitur diçka, s’ është vendim i mençur – thonë specialistët.

Nëse s’ hani darkë, ndjenja e urisë mund t’ju mbajë të zgjuar për një kohë të gjatë ose mund t’jua çrregullojë gjumin, andaj specialistët paralajmërojnë që të mos shkoni në krevat të uritur.

Nëse mund të siguroni gjumë prej shtatë deri në nëntë orë, është gjë e përsosur, sidomos Nëse jeni shumë të angazhuar dhe keni punë nën stres.

Gjumi i mirë është thelbësor për rikuperimin e energjisë që do t’i mundësojë organizmit që të përballet me sasinë e madhe të stresit.

ush1im

(Fotoilustrim: fertilitynjblog.com)

Mirëpo, siç shkruan Health Digest, ndjenja e urisë mund t’jua shtyjë gjumin dhe në këtë mënyrë do ta tejkaloni fjetjen cilësore dhe do ta shtoni dozën e stresit.

Si rrjedhojë, mungesa e gjumit mund të jetë ndikim në disponimin tuaj dhe gjasat janë të mëdha që në ditën pasuese të jeni të rraskapitur dhe të nevrikosur.

Mungesa e karbohidrateve (të nevojshme për prodhimin e serotoninës) do ta përkeqësojë situatën tuaj emocionale, sidomos Nëse keni çrregullime ankthi apo depresioni,

Për këtë arsye, përpiquni të hani një darkë të shëndetshme, para se të shkoni në krevat, por këtë bëjeni së paku dy-tri orë para gjumit, meqë darka e vonshme shkakton djegësimë në lukth, refluks dhe çrregullime të tretjes. /Telegrafi/

The post Disa arsye pse s’ duhet të shkoni në krevat të uritur appeared first on Telegrafi.

[ad_2]

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x