Sun. Jul 3rd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Është e vërtetë se rënia e flokëve është më e përhapur te meshkujt sesa te femrat. Por dobësimi i flokëve ose humbja e tyre është e pranishme te të dyja gjinitë. Ndoshta jo të gjithë e përjetojnë njëjtë rënien e flokëve, por e sigurt është se të gjithë duan t’i dinë shkaqet që çojnë drejt humbjes së tyre.
Uebsajti Health i rëndit disa shkaktarë që ndikojnë në rënien ose dobësimin e flokëve. Një pjesë e këtyre shkaktarëve janë natyralë, por edhe faktori gjenetik ka të ngjarë të jetë njëri ndër shkaqet.

Jeni shumë i stresuar

Stresi padyshim se është prijës i shumë problemeve të tjera pasrëndëse. Të stresuarit e tepërt përveçqë na dëmton për t’u përshtatur në shoqëri, sjell edhe probleme në të humburit e flokëve.

Prezenca e lartë e vitaminës A

Ndonëse është vitaminë e domosdoshme për trupin tonë, vitamina A dhe sasia e lartë e saj në trup bën që të kemi humbje të flokëve. Bazuar në të dhënat e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, sasia normale e vitaminës A që duhet ta përmbajë trupi është diku rreth 5000 IU. Ҫfarëdo doze më e lartë se kjo është e rrezikshme për humbjen e flokëve.

Edhe nëna juaj ka humbur flokët po ashtu

E përmendëm edhe më lart se humbja e flokëve në një masë është edhe për shkak të faktorit gjenetik. Nëse nëna juaj ka humbur flokët në një moshë të re, atëherë gjasat janë që kjo dukuri të përseritet edhe te pasardhësit e saj.
Vështirësia qëndron se te femrat flokët janë më pak të gjenerueshme se te meshkujt, andaj edhe humbja e tyre konsiderohet më prirur të përseritet te fëmijet.

Jeni tërë kohës i emocionuar

Edhe emocionet ndikojnë në humbjen e flokëve, andaj mundohuni ta mbani veten të relaksuar dhe të mos jeni euforik.
Emocionet e larta ose afektet, përveç se shkaktojnë humbje të flokëve, janë edhe arsye e problemeve të tjera emocionale dhe psikike.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page