Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Shpesh, ne priremi të përdorim fjalë të ndryshme në baza ditore, që kryesisht kanë të bëjë me ankesa, pa e ditur efektin e tyre në gjendjen tonë emocionale.

Janë disa fjalë të vogla që duhet të hiqen nga përdorimi dhe të zëvendësohen me fjalë të reja që kanë kuptim pozitiv.

“Shumica e bisedave amerikane karakterizohen nga një ankesë”, thotë Scott Bea, një psikolog në Klinikën Cleveland.

Sipas Bea, kjo ka ndikim në trurin tonë, andaj para se të ankohemi është mirë të mendojmë pak dhe t’i largojmë mendimet e këqija.

Për shembull, fjalët “unë duhet” është e preferueshme të zëvendësohen me “unë mundem”, prejse truri ynë i përgjigjet fuqishëm gjuhës që ne përdorim. Kësisoj, “unë duhet” pranohet si detyrim dhe puna që kryejmë ka të ngjarë të mos shkojë mirë dhe ne mos jemi të lumtur.

Këto përmirësime të vogla gjuhësore në të folurit tonë të përditshëm kanë efekt pozitiv Po qe se zbatohen në përpikmëri, transmeton uebsajti Health.

Ka edhe fjali të tjera të dëmshme për disponimin dhe gjendjen tonë emocionale, si: “unë jam i vetmuar” ose “unë jam i pakënaqur” të cilat është e preferueshme të zëvendësohen.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page