[ad_1]
Mbipesha është pothuajse gjithmonë e padëshirueshme, madje edhe në raste kur s’ sjell probleme shëndetësore.
Përvecse në trup, pesha diktohet edhe në fytyrë. andaj një fytyrë e plotë mund të jetë e bezdisshme për shumë njerëz.
Për të arritur efektin në fytyrën tuaj, është mirë që të ndiqni disa hapa të cilët do iu ndihmojnë që fytyra juaj të duket mirë dhe jo e dhjamosur.
- Ushtrimet e fytyrës
me anë të ushtrimeve të fytyrës mund të arrihet efekti i dëshiruar i mostrashësisë. Përderisa bëjmë zgjatje të muskujve të saj, e kemi më të lehtë që t’i ndërtojmë format fytyrore të dëshiruara.
Për shembull një ushtrim i mirë mund të jetë fryerja e faqeve dhe bashkimi i buzëve. Aq kohë sa goja jonë është e mbushur me ajër, muskujt tanë janë duke u zgjatur dhe ne po e arrijmë qëllimin.
- Bëni ushtrime që djegin kalori
Kur duam që fytyra jonë të duket e bukur, është me rëndësi që t’i fusim edhe mekanizmat e tjerë të trupit në funksion. Pra, kryerja e ushtrimeve trupore përvecqë ndikon që trupi ynë të duket mirë, ka efekt edhe në fytyrën tonë.
Ushtrimet aerobike janë të përshtatshme në raste të tilla, pasi njihen që djegin shumë kalori dhe, normalisht, janë indikatorë të humbjes së peshës.
- pini ujë sa më shumë
Uji është i shëndetshëm për tërë organizmin, andaj këtu s’ bën përjashtim as fytyra.
Studimet tregojnë se sa më shumë që pimë ujë, aq më pranë jemi që të humbasim peshë.
Po ashtu një tjetër studim vë në pah se pirja e shpeshtë e ujit ndikon në rritjen e metabolizmit dhe humbjen e shpejtë të kalorive.
[ad_2]