Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Për shumë njerëz vitet e fundit me dinamizmin me shpejtë të jetës, kokëdhimbjet janë bërë të zakonshme.

Në disa raste ato janë pasojë e ndonjë problemi shëndetësor, por në të shumtën janë rezultat i stresit, dehidrimit, qëndrimit vonë në punë apo ngarkesës së tepruar me ushtrime fizike.

Derisa ekzistojnë mënyra të trajtimit të kokëdhimbjeve duke filluar nga barërat që mund të merren pa recetë si Ibuprofeni apo Acetaminofeni, ka edhe mënyra natyrale apo ndryshime në stilin e jetës që mund të ju ndihmojnë, transmeton netdoktori.

1. Masazha terapeutike
Edhe pse tingëllon shumë luksoze, masazha ka në fakt një rol të madh terapeutik. Në disa raste kokëdhimbja vjen si pasojë e tensionit të pjesës së sipërme të trupit për shka të lodhjës së muskujve nga qëndrimi jo i drejtë apo ushtrimet e tepruara. Masazha mund të ju ndihmojë të zvogëloni dhembjet kronike si dhe të lehtësoj tensionin muskular që mund të shkaktojë kokëdhimbjen.

2. Aplikimi i nxehtësisë dhe të ftohtit
Për kokëdhimbje nga tensioni muskular, kompresat e ftohta ose të nxehta mund të ofrojnë lehtësim. Nëse vendosni diçka të ftohtë në trup, mbështjelleni atë me një material paraprakisht për të mos e aplikuar direkt në lëkurë dhe keni kujdes të mos e mbani më shumë se 10 minuta. 
Sa i përket nxehtësisë, ju mund të e krijoni një paisje edhe në kushte shtëpiake. Merreni një copë material dhe mbusheni me oriz. Kur të keni nevojë, ngroheni në mikrovalë për 1 minutë dhe vendoseni në atë pjesë të trupit që ka nevojë për lehtësim të tensionit.

3. Aromaterapia
Aromaterapia studion si erëra të ndryshme mund të provokojnë përgjigje pozitive dhe shëruese në tru. Disa aroma janë treguar mjaft efekase në lehtësimin e kokëdhimbjeve, si p.sh. ekstrakti i mentës, eukaliptus, vaji i livandos.

4. Akupunktura
Akupunktura përfshin vendosjen e disa gjilpërave të holla në disa zona të trupit për të stimuluar rrjedhjen e energjisë. Mendohet se stimulon komponimet natyrale trupore që zvogëlojnë dhimbjen dhe sipas Institutit nacional të shëndetësisë është treguar efektive në lehtësimin e kokëdhimbjeve.

5. Ushtrimet e frymëmarrjes
Po frymëmarrja, ajo që jeni duke e bërë gjithë kohën. Mund të tingëllojë e çuditshme, por kokëdhimbjet e lidhura me tension mund të  lehtësohen më ushtrime të rregullta të frymëmarrjes, të cilat ju ndihmojnë të fokusoni mendjen tuaj dhe të relaksoni muskujt tuaj.
Filloni duke gjetur një vend të qëtë dhe të rehatshëm dhe filloni të merrni thellë për 5 sekonda dhe pastaj lironi frymën për 5 sekonda, Përderisa ju relaksoheni do të relaksohen edhe muskujt tuaj.

6. Hidratimi
Dehidrimi mund të kontribojë në kokëdhimbje, por ai mund të shmanget lehtë. Thjesht pini sa më shumë ujë apo pije të pasuruara me elektrolitë.
Pijet si kafeja apo alkooli, sidomos vera e kuqe, përkundrazi mund të shkaktojnë dehidrim dhe pastaj edhe kokëdhimbje.

7. Gjumi
Ne dëgjojmë për shumë probleme shëndetësore qe vijnë si pasojë e mungesës së gjumit. Një nga ato është edhe kokëdhimbja. Janë disa mënyra se si mund të përmirësoni kualitetin e gjumit tuaj:
– përmbajuni një orari të gjumit
– shmangni stimluesit si kafenëm akloolin, sheqerin apo nikotinën para gjumit
– zgjedhni një aktivitet relaksues përpara gjumit

8. Adaptoni një dietë të shëndetshme
Disa ushqime edhe pse të shijshme, janë të njihura që mund të kontribojnë në kokëdhimbje. Disa ushqime të mundshme që mund të provokojnë kokëdhimbjen janë:
– ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë
– ushqimet që përmbajnë monosodium, kryesisht ushqimet aziatike
– ushqimet që përmbajnë nitrate,si p.sh. mishërat e llojeve tëndryshme
– ushqimet që përmbajnë tiranimë, si p.sh. pizza apo djathërat.

9. Çajërat me efekte qetësuese
Ngrohtësia dhe komfori e një filxhani çaj herbal, një mënyrë e shkëlqyeshme për qetësim para gjumit. Këto efekte gjithashtu mund të luajnë rol edhe në lirimin e kokëdimbjes. Veqanërisht rekomadohen çaji kamomil dhe ai i xhenxhefilit.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page