Përveç sallatave, pjatave kryesore dhe ëmbëlsirave, tavolina do pasuruar edhe me disa receta të shijshme.

Këto specialitete luajnë rolin e antipastave apo mesoreve për t’i dhënë më shumë shije tryezës.

AgroWeb.org ju sugjeron që të provoni djathin pikant të pjekur në furrë.

Kjo recetë është perfekte për të shoqëruar çdo pjatë duke e bërë zgjidhjen perfekte për çdo rast.

Përbërësit

700g djathë i bardhë

Vaj ulliri

1 spec i kuq djegës

Rigon

Piper i zi

Përgatitja

Pika kyçe e kësaj recete është pikërisht përzgjedhja e djathit.

Ai që nevojitet të përdorni është djathi i lopës apo i deles, pasi gjithçka lidhet me nivelin e yndyrës.

Duke qenë se djathi do të piqet në furrë ai ka nevojë për yndyrë në mënyrë që të qëndrojë i butë dhe të mos thahet.

Pasi të keni përzgjedhur djathin mund të vazhdoni me hapat e thjeshtë të recetës.

Merrni një tavë jo shumë të madhe dhe spërkateni atë me vaj ulliri.

Mundohuni që të krijoni një shtresë të mjaftueshme pasi djathi s’ nevojitet të ngjitet në fundin e tavës.

Po qe se s’ keni tavë balte mund të përdorni qelqi ose edhe metalike, vetëm nevojitet të tregoni kujdes gjatë pjekjes.

Vendosni djathin në tavë dhe spërkateni me vaj ulliri, spec djegës të cilin e keni grirë imët, piper të zi.

Rigonin ruajeni për në fund pasi Po qe se digjet ai i jep një shije të hidhur djathit duke e prishur recetën.

Futeni tavën për t’u pjekur në furrë të ngrohur me 180-200 gradë dhe lëreni për 15-20 minuta.

Kur të shihni që sipërfaqja e djathit ka marrë një ngjyrë të artë është koha për ta larguar djathin nga furra.

Zakonisht kjo recetë shërbehet e ngrohtë ashtu siç është në tavë.

Por Po qe se dëshironi mund ta vendosni edhe në një pjatë, por sigurohuni që ta spërkatni me lëngun e mbetur në tavë.

Tani mjafton që ta shijoni me të dashurit tuaj për më shumë shije gjatë vakteve në familje./AgroWeb.org