Dje na sulmonin, sot po na kopjojnë

Luftën ndaj mjekëve duke e parë se e ka humbur Shnetëza tani e kopjon Gazetën Shëndeti e cila është Gazeta e vetme që tregon të vërtetën për mjekët.
Gazeta Shneta ose siç quhet në QKUK, Spitalet Rajonale dhe në QKMF-të e QMF-të nga mjekët Shnetëza e ka humbur plotësisht luftën ndaj mjekëv dhe tani sorollaten rrugëve të insititucioneve shëndetësore duke kërkuar “lëmoshë informative” mjekësore për t’i paraqitur ngjarjet mjekësore por në fakt aktiviteti i saj çdo ditë e më shumë po zbehet dhe po shkon drejt shuarjes së plotë.
Dikur Shnetëza dhe portalet “simotra” e akuzonin Shëndetin me akuza nga më të ndryshmet 100% jofaktike por shpejt doli në shesh e vërteta dhe u kuptua shumë qartazi se kush në fakt e paraqet realitetin e mjekësisë në Kosovë.
Shumë ide që Gazeta Shëndeti i realizoi që në fillet e saj tani po kopjohen nga Shnetëza dhe këtë po e bëjnë pafytyrësisht. Si duket idetë shnetëziste kanë shterruar dhe tani më epoka e saj ka mbaruar dhe po shkon drejt një kopjimi redaktues të Shëndetit.
Promovimin e Specialistëve të sapodiplomuar Gazeta Shëndeti e ka bërë që në fillimet e saj mirëpo tani këtë ide duket se Shnetëza e kopjon paturpësisht dhe jo vetëm, dikun 70% të temave që i paraqet Shëndeti, menjëherë kopjohen nga minigazeta Shnetëza.
Pra dikur na akuzonin e na sulmonin ndërsa sot na kopjojnë në mënyrë të vazhdueshme.
Por Shnetëza moj….vazhdo e kopjoje Gazetën Shëndeti por vetëm të pavërteta për mjekë mos merr guxim kurrë të shkruash  sepse çdo e pavërtetë do të shkatërrohet nga faktet dhe argumentat tona të pathyeshme dhe të pa diskutueshme.
loading...