Do të isha i lumtur Po qe se Pirlo më fton te Juventusi


loading...

Emërimi i Andrea Pirlos në krye të Juventusit, ka befasuar të gjithë për të mirë, duke e cilëuar si emërim të duhur në bankën e ‘bianconerëve’.

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal në një bashkëbisedim me ‘yutuberin’, Daniel Habif, e ka cilësuar Pirlon si të mrekullueshëm dhe pret që të ketë suksese me bianconerët.

“Është spektakolare që ai është bërë trajner i Juventusit. Po qe se ka qenë i mrekullueshëm si lojtar, imagjinojeni si trajner. Ai ka vizion të qartë për këtë sport që pakkush e ka pasur në histori të futbollit, andaj mendoj se pritet të ketë sukses”, ka thënë Vidal, që dikur ishte bashkëlojtarë me Pirlon te Juventusi.

Kiliani është pyetur për një bashkim të tij me Pirlon te Juventusi, por kësaj radhe në role të ndryshme. Vidal ka thënë se do të ishte i lumtur Po qe se do ta ftonte Pirlo në Juventus.

“Pirlo është edhe një person i mrekullueshëm, andaj thjesht mund të imagjinoj se do të jetë trajner i shkëlqyeshëm. Luajtëm katër vite bashkë dhe e fituam katër herë Scudetton, andaj Po qe se ai më fton, do të isha i lumtur”, ka deklaruar kiliani.

 



loading...