Dobruna, artisti që me anë të ‘Lirindjes’ thumbonte artistikisht zhvillimet në botën shqiptare

loading...

Pak ditë më parë pas një sëmundje mbylli sytë njëri prej dizajnerëve më të talentuar kosovar, Gurakuq Dobruna- Kuqi.

Gurakuq Dobruna ka humbur jetën të enjten e kaluar në moshën 53 vjeçare, duke lënë prapa një krijimtari të begatë në fushën e dizajnit. Dobruna, një dizajner grafik ishte edhe themeluesi i gazetës thumbuese – politike “Lirindja”, me anë të së cilës në mënyra artistike thumbonte zhvillimet që karakterizonin botë shqiptare.

Figura të personaliteteve të njohura kosovare kishin zënë vend në ballinën e revistës së dizajnuar nga Dobruna.

Dobruna ishe edhe një prej bashkëpunëtorëve të teatrit të qytetit të tij – Gjakovës, duke dizajnuar posterët e këtij teatrit që prej 8 vjetëve.

Edi Kastrati, drejtor i Teatrit të Qytetit të Gjakovës, “Hadi Shehu” ka thënë se vdekja e Dobrunës është një humbje e madhe për artin në vend.

“Që prej tetë vjetëve Dobruna ishe autor i posterëve të teatri ‘Hadi Shehu’, por jo vetë. Ai ka dizajnuar edhe monografinë e teatri dhe shumë punë tjera për nevoja tona”, ka thënë Kastrati për Kallxo.com.

Dobruna është kujtuar edhe nga personalitetet politike. Ardian Gjini, kryetari i Komunës së Gjakovës ka shkruar në Facebook se shembulli dhe kontributi i Dobrunës do të jetojnë gjatë në Gjakovë.

“Si kontributdhënës i palodhshëm në shëndetësi, art, politikë e shumë sfera tjera, humbja e Gurakuqit është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen dhe shoqërinë e tij, por për tërë komunën e Gjakovës. Shembulli dhe kontributi i tij do të jetojnë gjatë në Gjakovë, qytetin të cilit ai i dha shumë”, ka shkruar kryetari Gjini.

kurse, Mimoza Kusari, deputete nga Gjakova në Kuvendin e Kosovës, ka shkruar në Facebook se Dobruna ishte mishërim i Gjakovës së kuqe.

“I qetë, i mençur dhe trim, gjithmonë i gatshëm t’i ndihmoj vendit dhe familjes. Krijimet e tij sfiduan imagjinatën dhe thumbuan ata të cilëve ju duhej një dozë realiteti. #Lirindja portretizoi shpirtin e tij kreativ dhe ndërgjegjen e lartë qytetare. Ai ishte idealisti që besoi se vendi meriton më mirë dhe mbështeti secilën ide që i shtonte vlerë Kosovës dhe shqiptarisë. Njeri me virtyte dhe vlera të rralla! Edhe pse afër politikës, Gurakuqi veproi dhe asnjëherë asgjë s’ i kërkoi politikës dhe asnjëherë asgjë s’ i mori vendit”, ka shkruar deputetja Kusari

Kuasri ka shkruar më tej se veterani i UÇK-së dhe bashkëpunëtori i saj prej një dekade, Gurakuq Dobruna ishte idealisti që besoi se vendi meriton më mirë dhe mbështeti secilën ide që i shtonte vlerë.

“Gurakuq Dobruna ishte patriot, i brumosur me vlerat më të larta njerëzore. Luftëtari i UÇK-së i cili iu bashkua thirrjes për liri dhe bashkë me dy vëllezërit e tij kontribuoi deri në ditën e çlirimit”, ka shkruar Kuasari.

Dobruan është kujtuar edhe nga grupi i tifozëve “Kuq e Zi”, pjese e të cilëve ishte edhe personalitetet tjera nga arti, kultura e politika.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *