Dogana e Kosovës funksionalizon sistemin për shitjen online të mallrave të konfiskuara


loading...

Në kuadër të modernizimit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, Dogana e Kosovës ka funksionalizuar sistemin e shitjeve online për mallrat e konfiskuara.

Ky sistem ua mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë qasje dhe njëhëkohsisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana.

Sistemi funksionon përmes web faqes së Doganës së Kosovës ku fillimisht kërkohet regjistrimi e pastaj qasja në ankande është automatike.

“Pas sistemit të zhdoganimeve Asycuda, sistemin e komunikimit online, e-administratës tani sistemi i shitjeve online të mallrave të konfiskuara ka shndërruar Doganën e Kosovës në administratën e parë në vend që ka funksionon 100% online dhe ju mundëson të gjitha palëve të interesit të kenë qasje dhe përdorim të sherbimeve të doganës në menyrë eletronike”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Qytetarët që duan të regjistrohen për të pasur qasje në ankande mund të kyçen në këtë LINK.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *