Doktor Hatim Baxhaku, kirurgu më i kërkuar në rajon!

loading...

Shkruan: Muharrem Qafleshi

Ndonjë herë nuk janë ilaçet që shërojnë. Një fjalë e ngrohtë, një buzëqeshje, një shtrëngim duarsh, një përqafim i japin pacientit fuqinë dhe dëshirën për ta përballuar sëmundjen. Por mbi të gjitha besimi dhe bindja e pacientit në profesionalizmin e mjekut. I tillë është dr. Hatim Baxhaku, kirurg tani më i njohur jo vetëm në Prizren por edhe më gjerë. Dr. Hatimi nuk është një mekanizëm që punon brenda orarit për të ristartuar pajisjet e çrregulluara, por një njeri plot dhembshuri dhe dashuri për pacientët. Në sytë e çdo pacienti dr. Hatimi është shpëtimtari, është hyjni. Sytë, veshët dhe gjithë qenia e të sëmurit drejtohen tek ai. Për pacientin nuk janë të rëndësishëm prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat, miqtë e shokët, por vetëm ai dr. Hatim Baxhaku.  Ngase dr. Hatimi në spital dhe sallë nuk i përket më vetës por pacientit.

Ky është shpirti i vërtetë i dr. Hatim Baxhakut, andej këtë shpirt, këtë zemër të madhe, këtë kirurg shumë profesional e respektojnë dhe e kërkojnë të sëmurët e kësaj ane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *