Doktoresha shqiptare e diplomuar në shkollën e mjekësisë në Harvard



Shqiptarët vazhdojnë të jenë të suksesshëm në fusha të ndryshme në vendet ku veprojnë.

Njëra ndër to është edhe Ersida Buraniqi, vajza nga Shkodra që studion sistemin nervor të fëmijëve, shkruan albinfo.ch përcjell Gazeta Shëndeti.

E diplomuar në shkollën e mjekësisë në Harvard, sot ajo jep kontributin e saj në kërkime shkencore në klinikën Mayo në Boston, SHBA.

Buraniqi është njëra nga gratë e suksesshme në SHBA, por sigurisht jo e vetmja, pasi shqiptarët tashmë janë të suksesshëm në sektorë të ndryshëm.

Ne si redaksi e Gazetës Shëndeti i urojmë Doktoreshës suksese të reja dhe të vazhdueshme në jetën private dhe profesionale.

Shih edhe:  Gabimet e mjekëve në Kanada shkaktojnë 28 mijë vdekje në vit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *