‘DokuFest 2020’ drejt fundit, bizneset prizrenase llogarisin miliona humbje

loading...

Edicioni i sivjetëm i Festivalitn  Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest” po zhvillohet tërësisht në formë digjitale.

Përkundër edicioneve të kaluara, kur filma dhe aktivitetet e “DokuFestit” zhvilloheshin në mjedise të ndryshme të qytetit të Prizrenit, në pjesën më të madhe të ditës, këtë vit gjithçka është ndryshe.

Për shkak të COVID-19, mbajtja e “DokuFestit”  është transformuar tërësisht, dhe është pamundësuar edhe prezenca fizike e artistëve nga mbarë bota. Po ashtu edhe e qindra mijëra turistëve që për çdo viti kanë vizituar qytetin e Prizrenin në muajin e këtij festivali.

Një situatë e tillë ka ndikuar dhe në ekonominë e Prizrenit, ku bizneset llogarisin miliona humbje, për shkak të kufizimeve dhe mungesës së vizitorëve.

Megjithatë, organizatorët e festivali, pavarësisht sidave kanë arritur të realizojnë një edicion me filma dhe përmbajtje cilësore.

“Duke marrë parasysh situatën e krijuar me COVID -19 dhe kufizimet e shumta vlerësimi im është se ky edicion i ‘DokuFestit’ është një edicion mjaft i mirë dhe me filma dhe përmbajtje cilësore. Kjo edhe për shkak të faktit se arritëm të realizojmë pjesën kryesore të asaj që e patëm planifikuar, me rreth 150 filma dhe një numër të konsiderueshëm debatesh dhe ngjarjesh tjera, sikur ato të muzikës. Natyrisht e gjitha në sferën virtuale”, ka thënë Veton Nurkollari, drejtor artistik i “DokuFestit”.

Ai ka thënë se sfidat kryesore ishin në rrafshin teknik dhe teknologjik, posa sipas tij duhej adaptuar në një medium dhe ambient të ri, mënyrën e punës shpejt dhe saktë.

“Poashtu sfidë e madhe ishte të sigurohej që filmat mund të shihen kudo në Kosovë në një realitet ku mungojnë IP adresat dhe Kosova praktikisht është inekzistente në këtë sferë. Falë mirëkuptimit të shumë autorve dhe producentëve të filmave ne ishim në mundësi të hapim edhe Shipërine dhe një pjesë të Ballkanit Perendimor dhe kështu të mundësojmë që filmat nga “DokuFesti” përveç Kosovës të shihen edhe ne pjesë tjera”, ka thënë ai për Kallxo.com.

Nurkollari ka thënë se interesimi për të ndjekur filmat këtë vit është mjaft i mirë, duke shpresuar që deri në përfundim të festivalit të jetë kështu ose edhe të shtohet, meqenëse nga data 15 gusht ka filluar shfaqja e pjesës së dytë të filmave.

Poashtu sipas tij, ka një interesim nga diaspora posa dy programe me filma nga gara kombëtare kanë qenë të qasshëm në Gjermani dhe Zvicër, si dhe programi “Future Is Here”, me filma të prodhuar nga “DokuFesti” vazhdon të jetë i qasshëm për shikuesit nga gjithë bota.

Filmat më të shikuar në portalin online deri tani janë filmat nga programi “Future Is Here”.

Nurkollari ka vlerësuar edhe veprimet e disa lokaleve të cilat kanë shfaqur disa prej filmave të këtij edicioni të “DokuFestit”.

“Mendoj se është një iniciative e mirë dhe një reaksion natyral duke marrë parasysh situatën e vështirë të krijuar, sidomos për bizneset lokale dhe për gastronominë në veçanti. Kjo së paku ka krijuar një atmosferë i cili i përngjante deri diku atmosferës së jashtëzakonshme i cili krijohej në qytetin e Prizrenit gjatë festivalit dhe poashtu demonstroi një formë të solidaritetit të bizneseve me ‘DokuFestin”, ka thënë Nurkollari për Kallxo.com.

Çdo vit “DokuFest”, përveç që ka pasuruar Prizrenin në sferën kulturore ka sjellë edhe miliona pë bizneset, por sivjet llogarisin humbje.

Afrim Tejeci, president i Odës së ndërmarrësve dhe zejtarëve të Prizrenit, ka thënë se situata me Coronavirus, masat shtrënguese, mungesës së vizitorëve  dhe mos ardhja e diasporës ka krijuar humbje milionëshe për bizneset prizrenase.

Sipas tij, sektori i hotelerisë dhe gastronomia janë më të goditurat.

“Në qoftë se flitet në parashikim të hyrave mund te themi se janë humbej humbje milionëshe. Dihet që ‘DokuFesti’ është një prej organizimeve më të rëndësishëm që përveç të hyrave ka arritur të ngrit vlerën e qytetit Prizrenit. Për shkak pandemisë s’ ka vizitorë si dhe s’ kemi diasporën, e cila për këtë festë po thuajse gjithnjë ka qenë prezent. Sektori i  hotelerisë dhe gastronomisë jan